5 ndërhyrjet estetike më të shpeshta tek të famshmet: po apo jo?
1. Foxy eyes. Bella Hadid, Kardashians, Arianna Grande apo Lily Aldridge i janë nënshtruar kësaj teknike që zgjat dhe tërheq sytë. Mundësitë? Me fije ose me kirurgji.
Po apo jo?
Të kopjojmë pamjen e disa kafshëve është një trend që do kalojë shpejt.
2. Bichektomia. Është heqja e jastëkut dhjamor të faqeve për të pasur një fytyrë më të konturuar.
Po apo jo?
Vetëm në individë me peshë normale që e kanë fytyrën pak të gjerë.
3. Toksina botulinike. Përdoret në 1/3 e sipërme të fytyrës dhe është një nga trajtimet që kryhet më shpesh. Toksina botulinike është një substancë që redukton rrudhat nga mimika në ballë, ndërmjet vetullave dhe përreth syve.
Po apo jo?
Po në individë me mimikë që duan të parandalojnë rrudhjen e mëtejshme.
4. Mbushjet faciale. Kur flasim për mbushës, pa diskutim që mbreti është acidi hialuronik. Përdoren për të krijuar volume të reja ose për të bërë korrigjime të volumet aktuale.
Po apo jo?
Po, nëse ruhet harmonia faciale.
5. Modifikimi i buzëve. Një nga prekjet klasike të të famshmeve, modeleve dhe influencers. Opsionet janë të shumta: kornizim, zmadhim, hidratim, korrigjim asimetrie apo buzëqeshja gingivale. Kalimi i kohës dhe ekspozimi ndaj faktorëve të jashtëm (dielli, duhani, era, ndryshimet e temperaturave, ulja e konsumit të ujit) mund të shkaktojnë zvogëlim të buzëve.
Po apo jo?
Në moshat e reja, po për të korrigjuar apo konturuar.
Në mosha më të rritura, po për të rikuperuar volumin e humbur nga koha.