8 mite mbi epilimin me laser

Epilimi me lazer është një nga teknikat që ka revolucionuar sektorin e përkujdesjes. Bëhet fjalë për një trajtim popullor që kryhet në shumë qendra, por jo gjithmonë me personel të kualifikuar dhe as me platforma të sigurta dhe efektive.

“A dëmtohet lëkura dhe a është një procedurë e sigurt?”

Në duar eksperte, epilimi me lazer është një metodë e sigurt që shkatërron folikujt e qimeve pa dëmtuar strukturat pranë. Epilimi me lazer është aplikimi i një gjatësie vale të caktuar për të goditur në mënyrë selektive melaninën e folikujve të qimeve pa dëmtuar strukturat përreth (fototermolizë selektive). Valët e lazerit nuk japin rrezatim të akumulueshëm në trup, kështu që nuk ndikojnë në shëndetin tonë.

“Është njësoj si metodat e tjera dhe nuk i eliminon tërësisht qimet.”

Shumë studime na kanë treguar se lazeri eliminon dhe shkatërron qimen në mënyrë të përhershme në një përqindje shumë të lartë në shumicën e pacientëve. Afatgjatë, janë të nevojshme seancë mirëmbajtjeje për të goditur rrënjët e mbetura.

“Epilimi me lazer është i dhimbshëm”

Procedura është e tolerueshme dhe ndihet si pickime të vogla.

“Jo të gjitha zonat mund të trajtohen me lazer, duhet të shmangen zonat e ndjeshme”

Kjo nuk është e vërtetë. Të gjitha zonat e trupit që kanë qime mund të trajtohen me lazer, përfshirë fytyra, sqetullat dhe zona intime, dhe vjen veçanërisht në ndihmë në zonat që kanë intolerancë ndaj depilimit tradicional si njolla, folikulit, qime nën lëkurë e të tjera.

“Qimet e holla ose bionde nuk mund të eliminohen nga epilimi me lazer”

Rekomandohet të kryhet një vlerësim paraprak i pacientit për të parë ngarkesën e melaninës që kanë folikujt. Qimet e holla të errëta ose gështenjë mund të trajtohen me lazer, megjithëse numri i seancave të nevojshme mund të jetë pak më i madh për shkak të përmbajtjes së ulët në melaninë.

“Epilimi me lazer është njësoj në të gjitha qendrat”

Ka shumë rëndësi që kur të zgjidhni se ku do kryeni seancat tuaja të zgjidhni një klinikë me staf të specializuar të kualifikuar që përdor platforma të sigurta dhe efektive. Trajtimi kërkon adaptimin e parametrave me llojin e qimes dhe me ngjyrën e lëkurës. Për të shmangur djegiet dhe efektet e tjera anësore duhet të merrni informacion për stafin dhe platformat lazer që përdor klinika.

“A ka problem dielli pas seancës me lazer?”

Pas seancës është e rëndësishme që të mos ekspozoheni në diell të fortë për kohë të gjatë për të paktën 24 orët e para. Gjeneratat e reja të lazerave mund të përdoren në mënyrë të sigurt edhe gjatë stinës së verës.

“Përpara çdo seance duhet të kaloj briskun”

Po, përpara trajtimit me lazer duhet të kalohet brisku në zonën që do trajtohet. Nuk duhet shkulur rrënja me piskatore, dyll apo makinë depiluese.

“A ka problem dielli pas seancës me laser?”

Pas seancës është e rëndësishme që të mos ekspozoheni në diell të fortë për kohë të gjatë për të paktën 24 orët e para. Gjeneratat e rej të laserave mund të përdoren në mënyrë të sigurt edhe gjatë stinës së verës.

“Përpara çdo seance duhet të kaloj briskun”

Po, përpara trajtimit me laser duhet të kalohet brisku në zonën që do trajtohet. Nuk duhet shkulur rrënja me piskatore, dyll apo makinë depiluese.

Leave a reply