8 pyetje mbi celulitin
- CELULIT APO HUMBJE ELASTICITETI?
Celuliti është problemi estetik më i shpeshtë te gratë dhe vajzat, duke prekur 85-90% të tyre.
Ndërkohë, humbja e elasticitetit lidhet me moshën, ndryshimet bruske të volumit, shtatzëninë dhe rënien në peshë.
- A KA ZGJIDHJE PËRFUNDIMTARE?
E vërteta është jo, nuk ka një zgjidhje përfundimtare dhe mrekullibërëse. Gjëja më e mirë që mund të bëhet është të parandalohet dhe të merren masa për ndalimin e përparimit.
Ne ofrojmë një sërë trajtimesh trupore të gjeneratës së fundit për të reduktuar dhe zhdukur celulitin, gjithmonë shoqëruar me një stil jetese të shëndetshëm. - ËSHTË MË MIRË TË PARANDALOSH APO TË KUROSH?
Sigurisht që më mirë të parandalosh. Idealja është të kombinoni një stil jetese aktiv me zakone të shëndetshme ushqyerje dhe përdorimin e terapive profesionale sa herë të jetë nevoja për përforcim. - CILI ËSHTË TRAJTIMI MË I MIRË PËR TË LUFTUAR CELULITIN?
Hapi i parë: identifikimi i problemit. Keni celulit apo lëshim të lëkurës? Hapi i dytë: stili i jetesës.
Trajtimet trupore me radiofrekuencë tripolare janë efektive dhe kanë rezultat që në seancat e para. Radiofrekuenca tripolare është e fuqishme dhe redukton volumin e qelizave dhjamore.
- PSE MUND TË DËSHTOJNË TRAJTIMET?
Trajtimet trupore kërkojnë “sulm” nga disa fronte. Është shumë më e lehtë që trajtimi të ketë sukses nëse stili i jetesës është i shëndetshëm. - DUHET SHTUAR KONSUMI I UJIT PËR TË ELIMINUAR CELULITIN?
Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm. Hidratimi korrekt lejon funksionimin më të mirë të organizmit, mban lëkurën të hidratuar dhe na bën të ndihemi mirë. - SA KOHË ZGJASIN REZULTATET KUR BËJ NJË CIKËL TRAJTIMI?
Varet nga përkujdesja pas ciklit të trajtimit. E rëndësishme është të ruhet një ushqyerje e ekuilibruar dhe një stil jetese aktiv. - CILI ËSHTË MË EFEKTIV, MASAZHI APO TRAJTIMET ME APARATUR
Varet nga masazhi dhe nga aparatura. Sot është e lehtë të hulumtoni mbi aparaturën me vetëm një kërkim.
Ne jemi të angazhuar të vendosim në dispozicionin tuaj platforma nga prodhuesit më prestigjiozë, të sigurta dhe efektive.

8 pyetje mbi celulitin