A është e sigurt të kryesh marrëdhënie seksuale në situata të caktuara?

Një nga pyetjet që dëgjojmë më shpesh nga pacientët është nëse është e sigurt të kryesh marrëdhënie seksuale në situata të caktuara. Nga ana mjekësore, ka vetëm disa raste kur marrëdhëniet seksuale duhen shmangur.

1. Kur keni gjakderdhje ose dhimbje vaginale të pashpjegueshme

Shumica e grave përjetojnë dhimbje gjatë ovulimit, por nëse po përjetoni dhimbje të vazhdueshme ose gjakderdhje, atëherë duhet të shmangni marrëdhëniet seksuale. Dhimbja ose gjakderdhja pas marrëdhënies mund të jetë shenjë e anomalive të qafës së mitrës. Në këto raste është mirë të konsultoheni me gjinekologun.

2. Ndërlikimet e shtatzënisë

Një nga pyetjet që bëhet në kontrollin e parë gjatë shtatzënisë është “A mund të kryej marrëdhënie intime?” zakonisht e thënë me një përshpëritje paksa të sikletshme.

Nëse shtatzënia juaj nuk ka ndërlikime, mund të kryeni marrdhënie që nga ngjizja deri në plasjen e ujrave.

Nëse keni dhimbje ose gjakderdhje të pashpjegueshme, duhet të ndaloni marrëdhëniet intime deri sa të konsultoheni me mjekun tuaj. Ndërlikimet e shtatzënisë si “placenta previa” dhe faktorët e riskut për lindje të parakohshme mund të përkeqësohen nga seksi, kështu që marrëdhëniet seksuale duhet të shmangen në këto situata.

3. Pas lindjes

Pas lindjes normale ose me prerje cezariane duhet të shmangni kryerjen e marrdhënieve seksuale deri në  javën e gjashtë pas lindjes për të konfirmuar që gjithcka është shëruar normalisht. Shumica e grave pësojnë një lloj lëshimi pas lindjes natyrale, madje edhe pacientët që kanë fatin të shmangin qepjet shpesh do të kenë dëmtime të lehta në labiat e tyre që mund të jenë shumë të ndjeshme. Marrëdhëniet seksuale përpara se vagina të shërohet plotësisht mund të shkaktojnë që plagët të hapen sërish dhe të rrisin riskun për infeksion.

4. Kur keni një infeksion

Nëse keni simptoma infeksioni të dyshemesë pelvike ose vaginës, siç janë sekrecionet me erë të keqe, kruajtje, djegie ose dhimbje të dyshemesë pelvike, duhet të shmangni seksin derisa të konsultoheni me mjekun. Të bësh seks kur ke një imnfeksion vaginal nuk është vetëm e dhimbshme, por mund të shkaktojë përhapjen e infeksionit në organet e legenit .Gjithashtu, nëse është një infeksion ngjitës do të dëshironit që të ruani partnerin tuaj.

5. Pas ndërhyrjeve kirurgjikale

Kjo mund të duket si e llogjikshme, por ka patur shumë raste që pacientët vijnë me ndërlikime të mëdha pas histerektomive të shkaktuara nga kryerja shumë herët e marrdhënieve seksuale. Përparimet kirurgjikale u kanë mundësuar pacientëve të rikuperohen më shpejt dhe të kthehen në normalitet shumë më shpejt se më parë. Sidoqoftë, ndonjëherë edhe pse dikush ndihet mirë, organizmi është ende duke u shëruar. Pas ndërhyrjeve kirurgjikale duhet të konsultoheni me kirurgun për të kuptuar se kur mund t’i riktheheni aktivitetit seksual.