Bichektomia

Çfarë është bichektomia?

Topthat e Bichat ose jastëkët dhjamorë bukalë janë një strukturë anatomicë që ka rëndësi të madhe në konturin e mollëzave dhe në 1/3 e poshtme të fytyrës. Ato janë xhepa dhjamorë nën mollëza. Emri i tyre vjen nga francezi Marie Francois Xavier Bichat.

Këto xhepa dhjamorë janë bërë shumë të njohur në kirurgjinë kozmetike pasi heqja e tyre përmirëson pamjen e fytyrës.
Kjo ndërhyrje është një nga më të kërkuarat nga të famshmit të cilët kanë dashur të modifikojnë dhe stilizojnë portretin e tyre, si: Jennifer Lawrence, Jannifer Aniston, Kim Kardashian, Mila Kunis, Angelina Jolie, Victoria Beckham dhe Eiza González
Bichektomia është një ndërhyrje kirurgjikale ku ekstraktohen topthat e Bichat. Përmbajtja e tyre është vetëm dhjamore. Kjo ndërhyrje bëhet në kushte ambulatore dhe prerja bëhet në mukozën e brendshme të gojës pa lenë shenjë. Zakonisht kandidatët idealë janë pacientët me fytyrë rrumbullake të cilët duan të hollojnë fytyrën e tyre.

Pacientët me elasticitet të ulur të lëkurës dhe me moshë të avancuar nuk mund t’i nënshtrohen kësaj ndërhyrjeje.

Pavarësisht se është një ndërhyrje më popullore mes femrave, ka edhe shumë meshkuj të njohur të cilët i janë nënshtruar: Brad Pitt, Enrique Iglesias dhe Ricky Martin.