Çfarë është kanceri i kolonit?

Kanceri i kolonit, i njohur gjithashtu si kanceri i zorrës së trashë, mund të prekë çdo pjesë të zorrës së trashë përfshirë edhe rektumin. Shumica e kancerit të kolonit zhvillohet nga shtresa e brendshëm e zorrëve dhe zakonisht fillon me mbirritje indore të quajtura polipe. Këto polipe janë masa beninje dhe zakonisht janë të padëmshme, megjithatë mund të shndërrohen në një tumor malinj me kalimin e kohës.

Kanceri i kolonit është kanceri i dytë më i zakonshëm si tek burrat dhe gratë dhe është më i zakonshmi tek njerëzit mbi moshën 50 vjeç.

 

A është i trashëgueshëm kanceri i kolonit?

Afërsisht 30% e rasteve të kancerit të kolonit janë për shkak të gjenetikës dhe historisë familjare. Ekzistojnë tre çrregullime të zakonshme të trashëguara që janë të lidhura me kancerin e kolonit, këto përfshijnë:

Polipoza e lidhur me gjenin MYH  (MAP) i shkaktuar nga një mutacion gjenetik në gjenin MYH i cili rezulton në polipe të shumta në numër që mund të malinjizohen.

Sindroma Lynch rezulton në mutacione të gjeneve që mbrojnë qelizat nga rritja jonormale dhe shndërrimi në qeliza kancerogjene.

Polipoza adenomatoze familjare (FAP) karakterizohet nga një numër i konsiderueshëm (100 – 1000) i polipeve adenomatoze (rritje të indeve si gjëndra) në mukozën e kolonit.

 

Fazat e kancerit të zorrëve

Sistemi TNM përdoret për të stadifikuar kancerin e zorrëve dhe i ndihmon mjekët të kuptojnë se çfarë përhapje ka tumori. TNM do të thotë:

Tumori – shkalla në të cilën tumori ka prekur indet e tjera, për shembull a është rritur jashtë murit të rektumit apo kolonit?

Limfonodulat – është një masë e nëse janë prekur nyjet limfatike.

Metastaza – shkalla në të cilën kanceri është përhapur në organet e tjera të trupit.

 

Ekzistojnë pesë faza (0 – IV) të kancerit të zorrëve, të cilat shpjegohen më poshtë:

Faza 0

(e quajtur edhe karcinoma në Situ) – është vendi ku qelizat anormale gjenden në shtresën e parë (mukozën) të murit të kolonit. Këto qeliza anormale kanë aftësinë të bëhen kanceroze, të rriten dhe të përhapen.

Faza I

qelizat e kancerit kanë pushtuar mukozën dhe ato janë përhapur në shtresën tjetër në murin e zorrëve të quajtur submukozë, dhe ndoshta edhe në shtresën muskulore të murit të zorrëve. Megjithatë, këto qeliza ende nuk janë përhapur në limfonodulat regionalë apo organet përreth.

Faza II – IV

ekzistojnë tre nën-kategori në secilën nga fazat e kancerit të zorrëve nga II – IV; të njohur si; A, B, C. Nën-kategoritë dhe fazat varen nga përfshirja e nyjeve limfatike, indeve të shoqëruara, organeve dhe vendeve të skajshme (vendet më larg në trupin tuaj nga zorra)

Shenjat dhe simptomat e kancerit të kolonit

Jo të gjithë përjetojnë simptoma të kancerit të zorrëve, megjithatë më poshtë janë disa simptoma të zakonshme të kancerit të zorrëve që përfshijnë:

Ndryshime të papritura në zakonet e jashtëqitjes, të tilla si diarre, konstipacion (kapsllëk), jashtëqitje të gjata dhe të holla ose jashtëqitje që përmbajnë mukus.

Humbje e pashpjegueshme e peshës ose humbje e oreksit

Gjak i kuq ose i errët në jashtëqitje

Dhimbje në stomak me ose pa fryrje

Masë ose dhimbje rreth anusit

Gazra të vazhdueshëm ose fryrje e barkut në zorrë ose rektum

Anemi e pashpjegueshme (hekur i ulët) gjë që mund të shkaktojë lodhje dhe marrje fryme.

 

Nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mësipërme, nuk do të thotë domosdoshmërisht se është kancer i zorrëve, por është e rëndësishme të shikoni mjekun tuaj të përgjithshëm ose profesionistin e kujdesit shëndetësor për të diskutuar simptomat tuaja.

Rekomandohet të kryhet kolonoskopia si ekzaminim depistues për te gjithe femrat dhe meshkujt mbi 45 vjeç.