Çfarë të bëj për lëkurën e tepërt
në qepalla?

Nëse po pyesni veten se çfarë të bëj për lëkurën e tepërt në qepalla, ne ju ofrojmë zgjidhje!

Lëkura e qepallave është më e holla e organizmit dhe është gjatë gjithë kohës në lëvizje.
Përgjatë një dite ne i hapim dhe i mbyllim sytë rreth 3000 herë. Lëvizja dhe fakti që kjo pjesë e lëkurës është vazhdimisht e ekspozuar në diell bëjnë që të humbasë elasticitetin dhe të rrudhet.
Me kalimin e moshës, qepallat shtrihen dhe muskujt që i mbështesin ato dobësohen. Si rezultat, lëkura dhe yndyra e tepërt mund të grumbullohen sipër dhe poshtë qepallave tuaja. Kjo mund të shkaktojë rënie të vetullave, kapak të sipërm të varur dhe qeska poshtë syve.

Në klinikë kemi disa teknika me laser që funksionojnë mirë në një pjesë të mirë të rasteve, por në raste të tjera rezultati i kërkuar mund të arrihet vetëm me anë të kirurgjisë, blefaroplastikës.

Çfarë është blefaroplastika?

Blefaroplastika është një lloj ndërhyrje që heq lëkurën e tepërt nga qepallat. Në shumë pacientë plakja e qepallave nuk është vetëm një problem estetik por edhe funksional, pasi tepria e lëkurës mund të japë ndjesinë e peshës dhe vështirëson fushën vizive. Në raste të tilla trajtimi më i mirë është kirurgjikal.

Në blefaroplastikën e sipërme, kirurgu plastik eliminon lëkurën e tepërt të qepallës së sipërme si edhe, sipas anatomisë, një pjesë të indit dhjamor.

Një nga arsyet pse kjo kirurgji po kryhet gjithmonë e më tepër është për shkak se teknikat që po përdoren, si kirurgjia me laser, është përherë e më pak invazive dhe më e sigurt.

Në përditshmërinë tonë përdorim një protokoll blefaroplastike hibride që largon lëkurën e tepërt dhe trajton edhe lëkurën e mbetur të qepallës.

Risipërfaqëzimi i lëkurës së mbetur dhe eliminimi i lëkurës së tepërt arrin rezultate shumë të mira për rinimin dhe rifreskimin e zonës së syve.

Për më shumë info kontaktoni këtu.

Leave a reply