Cilat janë tendencat në mjekësinë estetike për vitin 2023?

  1. Përdorimi i laserit kirurgjikal në kirurgjinë e qepallave
    Gjatë këtij viti laseri kirurgjikal do zevëndësojë akoma më tepër bisturinë në kirurgji, sidomos në ato ndërhyrje në vende të dukshme si fytyra, ku nuk preferohet të ketë cikatrice. Përdorimi i laserit kirurgjikal ul kohën e rikuperimit dhe ndërlikimet. Për më tepër, gjatë kirurgjisë me laser mund të bëjmë kombinime të disa trajtimeve njëkohësisht, duke trajtuar dhe risipërfaqëzuar edhe lëkurën në zonën përreth.
  2. Injeksioni i fillerave nën udhëzimin e ekografisëKjo është një metodë pionere në botë e cila përdor ekografinë kur bëjmë infiltrime me toksinë botulinike apo filler, duke sjellë më shumë siguri dhe precizion gjatë trajtimit. Kjo metodë na lejon të identifikojmë strukturat muskulare dhe vaskulare në momentin që kryhet injeksioni.
  3. Trajtimet gjithëpërfshirëse.Kombinimi është më mirë se sa kryerja e një trajtimi të vetëm. Kombinimi i laserit CO2 me toksinë botulinike dhe/ose me filler përmirëson qoftë lëkurën por edhe zëvendëson volumet e humbura të kockës dhe indit dhjamor, duke e bërë trajtimin më të plotë.
Leave a reply