ClearLift është një trajtim i cili bën të mundur rimodelimin e lëkurës, stimulimin e kolagjenit dhe tërheqjen e lëkurës. Ky trajtim ndihmon në përmirësimin e imperfeksioneve të lëkurës të lidhura me moshën ku përfshihen rrudhat, vijat e imta, lëkura e dëmtuar nga rrezet e diellit, toni jo i njëtrajtshëm i lëkurës, lëkura që ka humbur elasticitetin në zona delikate si fytyra, qafa dhe dekolteja. ClearLift përdor lazerin e fraksionuar me gjatësi vale Nd:Yag për të realizuar një depërtim të thellë mekanik në lëkurë duke përqendruar energjinë poshtë shtresës së epidermës. Në këtë mënyrë krijohet një dëmtim i kontrolluar i dermës duke e lënë epidermën të paprekur.
Procesi i rigjenerimit që ndodh fill pas dëmtimit mekanik që lazeri shkakton në dermë, stimulon formimin e fijeve të reja të kolagjenit dhe bën të mundur tendosjen e indit. ClearLift është i përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës dhe është i testuar klinikisht për sigurinë dhe efikasitetin e lartë që ka si procedurë, dhe për më tepër është pa dhimbje dhe pa kohë rikuperimi.
Leave a reply