Dr. Endrit Shehi, PhD, është kirurg me një trajektore të gjatë i specializuar në kirurgji të përgjithshme, kirurgji abdominale dhe në kirurgjinë e paretit abdominal. Me një eksperiencë 24-vjeçare dr. Shehi ka realizuar trajnime në Leubeck (Gjermani) dhe në Bari (Itali).
Githashtu, prej më shumë se 20 vitesh, ai është pedagog i lëndës së kirurgjisë pranë Universitetit Mjekësor të Tiranës.
Dr. Shehi ka një përvojë të gjerë në kirurgjinë gastrike, intestinale dhe të kolonit, me më shumë se 20 mijë orë të kaluara në sallën operatore.