Home »

Latest Past Veprimtari

ClearLift 4D

 Cilat janë përfitimet nga trajtimi ClearLift 4D?     Stimulon kolagjenin dhe elastinën duke minimizuar vijat e imta dhe rrudhat Tendos lëkurën e cila ka humbur elasticitetin Zbardh zonat e pigmentuara dhe shenjat e errëta Redukton rrathët e zinj të syve dhe qeskat poshtë tyre Zvogëlon madhësinë e poreve Përmirëson teksturën dhe tonin e lëkurës Shmang skuqjen e fytyrës Nuk ka dhimbje dhe nuk ka nevojë për kohë rikuperimi I sigurt dhe efikas për të gjithë llojet e lëkurës   … Lexo më shumë

Revolucioni Anti-njolla

Çrregullimet e pigmentit janë një nga problemet estetike më të mëdha. Të prezantojmë përparimet më të fundit që do të të ndihmojnë t’i eliminosh njëherë e përgjithmonë. Problemet e hiperpigmentimit në pranverë janë një nga shqetësimet më të mëdha. Të gjithë dëshirojmë të kemi një lëkurë të pastër, të njëtrajtshme dhe të ndriçuar.   “Nëse lëkura nuk mbrohet në mënyrë të përshtatshme në Shtator do të na shfaqeshin shenjat e plakjes nga dielli në formën e njollave dhe rrudhave të … Lexo më shumë

Femilift- Çfarë duhet të dish?

1 në 3 femra nën 45 vjeç paraqesin shqetësime pelvike gjatë jetës së tyre, dhe ky numër dyfishohet në gratë mbi 65 vjeç. Shqetësimet pelvike përfshijnë problemet seksuale, si humbja e libidos (dëshirës), atrofia vaginale dhe anorgasmia. Probleme të tjera mund të përfshijnë inkontinencën urinare nga stresi dhe ndjesinë e zgjerimit pas lindjes. Pavarësisht se sa të shpeshta janë këto probleme, vajzat dhe gratë i marrën për të mirëqena dhe nuk hedhin një hap përpara për të përmirësuar cilësinë e … Lexo më shumë

Dhimbja gjatë marrëdhënies seksuale

Sa i zakonshëm është seksi i dhimbshëm? Dhimbja gjatë marrëdhënies seksuale është shumë e zakonshme — gati 3 në 4 gra përjetojnë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Për disa gra dhimbja është vetëm një problem i përkohshëm; për të tjerat, është një problem afatgjatë.   Çfarë shkakton dhimbje gjatë seksit? Dhimbja gjatë seksit mund të jetë shenjë e një problemi gjinekologjik, siç janë cistet në vezore apo endometrioza. Dhimbja gjatë seksit gjithashtu mund … Lexo më shumë

Si të forcosh sistemin imunitar!

Mënyra të dobishme për të forcuar sistemin tuaj imunitar dhe për të luftuar sëmundjet  Si mund ta përmirësoni sistemin tuaj imunitar? Sistemi imunitar bën një punë të jashtëzakonshme për t’ju mbrojtur kundër mikroorganizmave që shkaktojnë sëmundje. Por, ndonjëherë, ai dështon. Mikroorganizmat mund të pushtojnë në mënyrë të suksesshme trupin çka çon në sëmundje. A është e mundur të ndërhyni në këtë proces dhe të forconi sistemin tuaj imunitar? Po sikur të përmirësoni dietën tuaj?  Të merrni disa vitamina apo preparate … Lexo më shumë

Pse njerëzit bëjnë tatuazhe dhe pastaj vendosin t’i heqin ato?

Pse njerëzit bëjnë tatuazhe? Njerëzit përdorin tatuazhet për të shprehur individualitatin dhe pasionet e tyre. Shpesh janë një mënyrë për të përkujtuar ose festuar një ngjarje të veçantë. Më shumë se 20% e individëve të rriturve kanë të paktën një tatuazh dhe pothuajse 40% e të gjithë njerëzve midis moshës 18-29 vjec kanë një tatuazh. Historia e tatuazheve është e lashtë dhe përfshin pothuajse të gjitha kulturat njerëzore dhe grupet etnike. Vitet e fundit, tendenca e modeleve të tatuazheve dhe … Lexo më shumë

A e keni menduar ndonjëherë pse mjekët veshin përparëse të bardhë?

Sa herë shkon në spital sheh mjekë dhe infermierë të veshur me përparëse të bardha. Me kalimin e viteve, disa profesione kanë krijuar identitetin dhe shenjat e tyre karakterizuese, si për shembull mjekët apo avokatët.   Një përparëse e bardhë apo një përparëse laboratori vishet nga profesionistë të fushës mjekësore. Kjo përparëse është e përbërë prej pambuku, poliestri ose një përzierje e të dyjave, materiale të cilat bashkë me ngjyrën e bardhë bëjnë që të mund të lahet në temperatura … Lexo më shumë

Tendenca e fundit për të cilën askush nuk flet

Le të jemi të sinqertë: lindja e fëmijëve, kalimi i viteve dhe forca e rëndesës mund të ndikojnë në vulvën apo në humbjen e tonifikimit dhe elasticitetit të dyshemesë pelvike. Lajmi i mirë është që gruaja e sotme është e pavarur, e sigurt dhe nuk ka frikë të përballet me çfarë po ndodh me të vërtetë me trupin e saj. Edhe pse gratë janë më të guximshme se kurrë më parë, ato ende mund ta kenë problem të flasin me … Lexo më shumë

1 2 3 4
Këtë e pëlqejnë %d blogues: