Hormonet

AMH

AMH është një hormon i prodhuar nga folikujt në vezoret tuaja (folikujt  janë dhomëza në të cilat ndodhen vezët tuaja). Eshtë një hormon që mjekët shikojnë për të vlerësuar rezervën e vezoreve ose, sa vezë keni.

Nëse trupi juaj po prodhon shumë AMH, ka të ngjarë që të keni një numër të konsiderueshëm folikujsh dhe për këtë arsye të vezëve në vezoret tuaja. Nëse trupi juaj nuk është duke prodhuar shumë, mund të ketë më pak vezë.

FSH

Hormoni stimulues i folikulit, ose FSH, është përgjegjës për rritjen e folikujve (dhomëza që mbajnë vezët tuaja). Ky hormon gjithashtu fillon ovulimin.

Kur bëhet fjalë për të kontrolluar fertilitetin, kjo funksionon pak anasjelltas. Nëse trupi juaj prodhon shumë FSH – kjo mund të jetë një shenjë e rezervës së ulët të vezoreve.

LH

Hormoni Luteinizues ose, LH.

LH është një hormon i prodhuar nga gjëndra e hipofizës dhe puna e tij kryesore është të rregullojë kohëzgjatjen dhe ciklini e periodave tuaja.

LH është pothuajse projekt menaxheri i ciklit tuaj menstrual, duke sinjalizuar kur është koha për ovulim dhe fekondimin e një veze.

P4

Progesteroni është një hormon që lirohet nga folikujt tuaj para ovulimit. Detyra kryesore është të krijojë një ambient komod që një vezë e fekonduar të implantohet.

Nëse një vezë nuk është fekonduar dhe nuk ka nevojë të implantohet, nivelet e progesteronit tuaj bien.

T

Testosteroni nuk është ekskluzivisht një hormon meshkujsh. Sekretohet nga vezoret dhe gjëndrat mbiveshkore – dhe ndihmon në rritjen, mirëmbajtjen dhe riparimin e indeve riprodhuese. është gjithashtu i lidhur ngushtë me epshin dhe prodhimin e qelizave të gjakut.

FT4

FT4 ose tiroksina e lirë është një hormon i prodhuar nga gjëndra tiroide që mund të ndihmojë në vlerësimin e shëndetit të përgjithshëm të tiroides tuaj. Është pjesë e skuadrës T3 / 4 që ndihmon në kontrollin e shpejtësisë me të cilën trupi juaj harxhon energji. Nëse tiroidja juaj nuk është në ekuilibër, kjo mund të ndikojë në ovulim.

Mjekët e fertilitetit mund të testojnë FT4 së bashku me TSH për të përjashtuar patologjitë e tiroides që mund të pengojnë pjellorinë. Mjekët tentojnë të matin këtë version “të lirë” të T4.

Serotonin

Serotonina njihet si hormoni i “lumturisë. Ajo luan një rol në rregullimin e gjumit, humorit dhe marrjes së ushqimit. Kërkimet kanë sugjeruar që mund të ketë një lidhje midis niveleve të Serotoninës dhe simptomave të PMS (sindroma para menstruale) – gratë që vuajnë nga PMS mund të kenë nivele më të ulëta se mesatarja.

PRL

Prolaktina është hormoni magjik përgjegjës për stimulimin e prodhimit të qumështit pas lindjes. Ajo gjithashtu i thotë trupit tuaj të ndalojë ovulimin pasi të jeni shtatzënë.

Por kjo nuk është e gjitha!

Prolaktina, e prodhuar nga gjëndrra e hipofizës, ka më shumë se 300 funksione në trupin tuaj në lidhje me metabolizmin dhe sistemin imunitar.

TSH

Hormoni stimulues i tiroides ose TSH mund t’ju ndihmojë të kuptoni shëndetin e përgjithshëm të tiroides tuaj. Ka gjithashtu ndikim në fertilitet (midis shumë funksioneve të tjera si rrahjet e zemrës, gjendja shpirtërore, lëkura, madje edhe sa të lodhur ose të uritur ndiheni).

Është një bonus që mjekët e fertilitetit mund të kontrollojnë sepse shëndeti i tiroides mund të ndikojë në aftësinë për të qëndruar të shëndetshëm ndërsa jeni shtatzënë.

E2

Estradiol (E2) është një hormon i prodhuar nga vezoret, gjëndra mbiveshkore, (+ placenta gjatë shtatzënisë). Ndër detyrat e tjera, Estradiol luan një rol në mirëmbajtjen e vezëve në vezoret tuaja – dhe në ovulimin.

Gjatë “fazës folikulare” të ciklit tuaj menstrual, vezoret tuaja sekretojnë estradiol – duke shkaktuar një seri ngjarjesh mjaft të mahnitshme që nxisin ovulimin.

Pas ovulimit, estradioli bashkohet me P4 për të përgatitur mitrën për implantim.

Kortizoli

Është një hormon steroid që ndikon në shumë funksione të trupit tonë duke përfshirë metabolizmin dhe sistemin imunitar. Është përgjegjës për përgjigjen tonë të frikës ose luftës kur na ndodh një ngjarje dhe zakonisht njihet si hormon i “stresit”.

Kortizoli i lartë mund të ndikojë në dëshirën seksuale dhe periodat e çrregullta. Studimet sugjerojnë gjithashtu që stresi i shtuar dhe kortizoli mund të ndikojnë në fertilitet.

Ky  është i famshmi  “efekt i stresit”.

HCG

HCG ose gonadotropina korionike njerëzore është një hormon i prodhuar nga placenta pas implantimit të një embrioni në mitrën tuaj. Ky është hormoni që zbulojnë shumë teste të shtatzënisë.

Roli kryesor i HCG gjatë shtatzënisë është të mbajë pompimin e progesteronit – duke u siguruar që trupi të mbetet i ngrohtë dhe shtresa e brendshme e mitrës të jetë komode gjatë gjithë shtatëzënisë.

Melatonina

Melatonina është një hormon i prodhuar nga gjëndra pineale  (një gjendër e vogël në mes të trurit tuaj). Detyra e saj është të lejojë trurin tuaj të dijë se kur është koha për tu përgjumur dhe kur është koha të zgjoheni dhe të bëni kafe. Trupi juaj në fakt prodhon më shumë melatoninë gjatë natës kur dielli perëndon dhe sasia që prodhon trupi tjuaj varet nga sa dritë merrni (dhe ritmi juaj i  brendshëm).

Fakt argëtues: Tabletat natyrale të melatoninës që mund të merrni kur keni probleme me gjumin janë me origjinë nga gjëndrat pineale në kafshë.

Dopaminë

Dopamina është një neurotransmetues që shërben si roje për qendrat e shpërblimit dhe kënaqësisë së trurit. Dopamina ndihmon për të na motivuar dhe për të na bërë konkurues – është e lidhur me metabolizmin dhe funksionimin e duhur të trurit.

Në të vërtetë mund të na joshë të ndryshojmë përgjigjet tona fizike dhe emocionale në mënyrë që të marrim më shumë shpërblim.

P.sh. të na ndihmojë të parakalojmë atë personin  në pjesën e fundit të garës ose të fshehim biskotën e fundit.

Kalcitonina

Kalcitonina është një hormon i prodhuar nga gjëndra tiroide. Ndihmon për të rregulluar nivelin e kalciumit dhe metabolizmin e kockave të trupit tuaj (kockat tuaja gjithashtu kanë një metabolizëm!)

Format sintetike të kalcitoninës përdoren për të trajtuar ose parandaluar gjendje (si osteoporoza) që çojnë në humbjen e kalciumit nga kockat.