Je në kërkim të buzëve perfekte? Nuk je vetëm

Që nga pikturat e Rilindjes dhe deri te të famshmit në tapetin e kuq, njerëzit kërkojnë buzët perfekte për shekuj me radhë.

Teknikat e makeup dhe fillerat e buzëve janë popullorë te personat që duan buzët perfekte. Megjithatë, korrigjimet e përkohshme kanë anën e tyre të errët dhe mund të jenë të dhimbshëm.
Një teknikë e re për theksimin e buzëve e quajtur ClearLift mund të të ndihmojë të kesh buzët e ëndrrave të tua.

Zakonisht, shumë vajza dhe gra kërkojnë që buzët e tyre të duken më të plota, me ngjyrë dhe me proporcione në harmoni.

Por cilat janë buzët perfekte?

Sipas një studimi të kryer në vitin 2017 me foto origjinale dhe të edituara, njerëzit perceptojnë si buzë tërheqëse ato buzë që kanë këto karakteristika:

  • Buzët më atraktive ishin ato që ishin zmadhuar me 53.5% në raport me përmasat në fotot origjinale.
  • Buzët që ishin më pak tërheqëse ishin ato që përbënin më pas se 10% të pjesës së poshtme të fytyrës.
  • Pëlqehej më tepër raport buzë e poshtme me buzë e sipërme 2:1.
  • Ngjyra, tekstura, definimi dhe volumi janë të rëndësishme për buzën ideale.

Ky studim na tregon pak më tepër mbi perceptimin e një buze të bukur.

Si ndihmon trajtimi me lazer për të pasur buzë ideale?

Teknologjia ClearLift përdor një lazer joablativ për të theksuar buzët e tua natyrale. Valët e lazerit stimulojnë indin e buzëve për të krijuar një buzë perfekte dhe më të plotë sipas “standardit të artë” 2:1.

Lazeri penetron në thellësi për të përmirësuar ngjyrën, volumin natyral dhe definimin. Kjo teknikë pa dhimbje është shumë më pak invazive se injeksionet. Buzët do të duken të shëndetshme, të rinuara dhe shumë të bukura.


Si funksionon?

Përpara procedurës duhet të pastroni të gjithë makeup-in. Nuk ka nevojë për përdorim kremrash me anestezikë pasi ClearLift është një procedurë jo e dhimbshme.

Lazeri kalon mbi buzën e sipërme, atë të poshtme dhe në të gjithë zonën përreth gojës.
Ky trajtim ka nevojë për disa seanca për të marrë rezultatet më të mira.

Për më shumë info kontaktoni këtu.

Leave a reply