• EMPATIA

    Ne kuptojmë nevojat, emocionet dhe shqetësimet e tua. Kështu, ne rrisim mundësinë që ju të merrni përvojën më të mirë si pacient, çka sjell rezultate në shëndet dhe në cilësinë e jetës.

  • GUXIM PËR TË PROVUAR

    Ne guxojmë të materializojmë idetë, të bëjmë realitet të pamundurën, sepse kjo gjendet në ADN-në e San Luca. Asgjë nuk ka më shumë rëndësi për ne se sa t’iu vëmë në dispozicion teknikat më të mira për të arritur rezultate të kënaqshme në gjendjen shëndetësore dhe në cilësinë e jetës.

  • KËRKOJMË GJITHMONË REZULTATET MË TË MIRA

    Gjithçka ne bëjmë dizenjohet në mënyrë bashkëpunuese gjatë gjithë procesit të përkujdesjes mjekësore. Kjo do të thotë që punojmë të gjithë si një ekip: mjekë, teknikë, ekipi i brendshëm dhe pacientin. Vetëm duke punuar së bashku kemi mundësi më të larta për të sjellë rezultate shëndetësore më të plota.

Ne e shohim përkujdesin mjekësor ndryshe!

Besojmë se vëmendja kryesore duhet të përqëndrohet tek individi dhe jo thjesht tek trajtimi. Sjellim përkujdesjen e duhur mjekësore kur dhe ku është më e nevojshme për shëndetin dhe cilësinë e jetës.

  • VIZIONI YNË MBI PËRKUJDESJEN SHËNDETËSORE

    Punojmë çdo ditë për të pasur një përfshirje të detajuar të nevojave tuaja, në mënyrë që të mund të ndërtojmë planin e përkujdesjes që i përshtatet secilit prej pacientëve tanë. Ne ofrojmë shërbime mjekësore klinike dhe kirurgjikale nga mjekët specialistë më të kualifikuar në vend. Një ekip i tërë profesionistësh në dispozicionin tuaj.

  • VLERAT TONA

    Qëllimi ynë është të krijojmë një përvojë përkujdesjeje shëndetësore që merr rezultatet më të mira të mundshme për shëndetin. Ne ofrojmë një shërbim shëndetësor të cilësisë së lartë që është i disponueshëm kur dhe ku ke nevojë dhe që përshtatet me nevojat e tua individuale. Një shërbim i tillë që të ndihmon të vazhdosh me