Melasma tek meshkujt, pse është e rëndësishme mbrojtja ndaj diellit

Ka disa faktorë të rëndësishëm klinikë dallues që duhen marrë parasysh kur trajtohet melasma tek meshkujt.

Pacientët meshkuj me melasma kanë treguar se nuk i ndjekin me përpikmëri udhëzimet për përdorimin e kremërave kundër diellit dhe për këtë mjekët duhet të jenë tepër të vëmendshëm ndaj këtyre pacientëve.

Duhet të dimë që melasma është një patologji e lëkurës e përhapur që prek të gjithë racat dhe gjinitë. Edhe pse shfaqet më tepër tek femrat se tek meshkujt, në një përmbledhje të botuar së fundmi në ‘Revistën e Dermatologjisë Klinike dhe Estetike’ thuhet se ka faktorë të rëndësishëm klinikë diferencues që duhen marrë në konsideratë kur trajtohet melasma tek meshkujt.

Teksa prevalenca globale e melasmës është e panjohur, ata zbuluan se incidenca ndryshon sipas faktorëve, përfshi etninë, llojin e lëkurës dhe ekspozimin ndaj diellit, duke konfirmuar se melasma është më e zakonshme tek njerëzit me llojin e lëkurës Fitzpatrick IV dhe VI dhe me trashëgimi hispanike, aziatike dhe afrikane.

Në veçanti për pacientet meshkuj me melasma, “duket se prek meshkujt me lëkurë të errët me origjinë aziatike dhe afrikano-amerikane më shpesh sesa mendohej më parë,” shkruajnë ata.

Megjithëse melasma në përgjithësi shfaqet në mënyrë të ngjashme tek meshkujt dhe femrat, autorët vërejnë se modeli klinik malar është më i zakonshëm tek meshkujt ndërsa modeli centrofacial më i zakonshëm tek femrat.

Melasma tek burrat kërkon trajtim mjekësor të kombinuar, ku një alternativë e rëndësishme është terapia topike me një kombinim të trefishtë preparatesh.

Peel-ing kimike gjithashtu janë një komponent i zakonshëm i trajtimit të melasmës, por ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i peeling për pacientët me melasma me lëkurë të errët ka rrezik për hiperpigmentim postinflamator.

Terapia me laser me energji të ulët shkatërron grumbullimet e pigmentit duke unifikuar gradualisht ngjyrën e lëkurës.

Alternativa tjetër është terapia orale për parandalimin e formimit të grumbullimeve të pigmenteve të reja.

Në mënyrë stereotipike, meshkujt nuk shqetësohen aq shumë për çështjet e lëkurës sa vajzat gratë, dhe shpesh nuk kanë kompliancë të mirë me trajtimin apo edhe me mbrojtjen nga dielli.

Rishikimi i literaturës ka zbuluar gjithashtu se pacientët burra me melasmë raportojnë ekspozim më të shumtë në diell se sa gratë (49% burrat vs. 24% gratë) . Kjo është një e dhënë e rëndësishme për tu marrë në konsideratë kur diskutohen mundësitë e trajtimit të pacientit mashkull me melasmë.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që pacientët meshkuj me melasmë duhet të kuptojnë nevojën e përdorimit të mbrojtësit ndaj diellit gjatë trajtimit për të parandaluar përsëritjen në të ardhmen.

Ndërsa rekomandimet për ekspozimin ndaj diellit janë të nevojshme për të dyja gjinitë, mjekët duhet të jenë tepër të vëmendshëm ndaj pacientëve meshkuj, të cilët kanë treguar se janë më pak të suksesshëm në respektimin e udhëzimeve të aplikimit të kremrave kundër diellit.

Leave a reply