Epilimi

Pajisja me të cilën trajtojmë pacientët në klinikën San Luca përdor njëkohësisht tre lasera në një aplikator të vetëm. Këto lasera janë Alexandrite, Diode dhe NdYag, Soprano Ice Platinum. Gjithashtu, ndryshe nga laserat e tjerë, seancat vazhdojnë edhe gjatë stinës së verës me të njëjtin efektivitet dhe siguri per pacientin. Trajtimi është pa dhimbje falë teknikës në lëvizje, si edhe është efektiv për të gjithë gamën e qimeve të pranishme në trup.

Për arritjen e rezultatit përfundimtar janë të nevojshme 6 seanca me distancë minimalisht 4 javë nga njëra-tjetra. I gjithë procesi mbikqyret nga mjeku dhe realizohet nga një staf mjekësor i trajnuar.

Jeni të ftuar për një konsultë paraprake me një nga mjekët tanë, pa pagesë dhe pa angazhim, për t’u njohur më nga pranë me procedurën dhe ofertat, si edhe për të realizuar një provë gratis. Gjithashtu klinika ofron opsionin e financimit me 0% interes për 6 muaj. Çmimi ështe në varësi të zonës.

 

 

Pyetje rreth epilimit

Pajisja jonë trajton me tre lasera njëkohësisht në një aplikator të vetëm. Këto lasera janë: Alexandrite, Diode dhe NdYag, Soprano Ice Platinum.

Gjithashtu, ndryshe nga laserat e tjerë, seancat mund të vazhdojnë edhe gjatë stinës së verës po me të njejtin efektivitet dhe siguri për pacientin. Trajtimi është pa dhimbje falë teknikës në lëvizje, si edhe është efektiv për të gjithë gamën e qimeve të pranishme në trup.

I gjithe procesi mbikqyret nga mjeku dermatolog dhe realizohet nga një staf mjekësor i trajnuar.

Për të arritur rezultate përfundimtare janë të nevojshme 6-8 seanca me distancë minimalisht 4-6 javë nga njera-tjetra. Jeni të ftuar për një konsultë paraprake me një nga mjekët tanë per t’u njohur më nga pranë me proceduren dhe ofertat, si edhe për të realizuar nje provë tërësisht pa pagesë dhe pa angazhim.

Në klinikën mjekësore San Luca, Tiranë realizojmë epilim të përhershëm me një platformë laser (Soprano Ice Platinum, Alma Lasers Israel, 2019) që në shumicën e rasteve eliminon deri në 50% të qimeve në seancën e parë. Epilimi laser realizohet shpejt, në mënyrë efikase dhe pa dhimbje, si edhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe të qimeve. Për më tepër, kjo teknikë lejon epilim të sigurt gjatë stinës së verës në lëkura të nxira.

Jo. Laseri nuk shkakton dhimbje. Në disa raste mund të shoqërohet me ndonjë bezdisje të vogël që mund të përngjajë me ndjesinë e pickimit.

Për të ritrajtuar të njëjtën zonë duhet të kalojnë 4-6 javë.

Diferenca kryesore është fuqia e lartë që kanë pajisjet laser mjekësore krahasuar me pajisjet estetike, prandaj edhe rezultatet janë më të shpejta, më të zgjatura dhe më të sigurta. Për më tepër, konsulta me mjekun garanton që trajtimi po aplikohet në mënyrën e duhur dhe në funksion të nevojave të çdo pacienti. Në këtë formë, pa shtuar kostot e trajtimit, rezultatet do të jenë të garantuara.

Me siguri që njihni dikë që ka vite që kryen depilim laser dhe vazhdon të ketë qime, kjo për shkak se tek ai pacient janë përdorur laser me fuqi të ulët.

Jo, nëse trajtimi realizohet me pajisjen e duhur dhe me mbikëqyrje mjekësore, epilimi laser nuk ka efekte anësore.

Pas aplikimit të trajtimit është e rëndësishme të shmanget djersitja e tepërt gjatë 24 orëve në vijim. Gjithashtu, rekomandohet mos ekspozimi ndaj diellit të fortë deri 48 orë pas seancës.

Cakto orarin tënd