Ripërtëritje Vaginale (Vaginal Rejuvination)

Indi vaginal, ashtu si edhe lëkura, përbëhet nga fibra kolagjeni që shërbejnë për t’i dhënë forcë dhe fleksibilitet. FemiLift, me një teknologji të patentuar të laserit CO2 të fraksionuar, shkakton një efekt të thellë termik i cili, duke kontraktuar fibrat elastike, stimulon rinovimin e kolagjenit, normalizon fluksin e gjakut, rrit lubrifikimin dhe barrierat imunitare si edhe i bën paretet vaginale më rezistente dhe elastike.

  • Rezultate që pas seancës së parë
  • Mbështetje nga studime klinike
  • Rezultate klinike ekselente
  • Pa nevojë për kohë rikuperimi
  • Rehabilitimi pas lindjes

    Lindja e një fëmije sjell shumë modifikime fiziologjike në trupin e një gruaje. Në periudhën pas lindjes, zona vaginale mund të përsojë tërheqje dhe thatësirë, si edhe dobësim të dyshemesë pelvike. FemiLift rehabiliton të gjithë zonën vaginale duke forcuar dhe tonifikuar indet vaginale duke u dhënë qëndrueshmërinë dhe fleksibilitetin natyral.

  • Inkontinenca urinare

    Inkontinenca urinare është një situatë e shpeshtë dhe stresuese që prek një përqindje të lartë të femrave. Shoqata Amerikane e Urologjisë konsideron se incidenca e inkontinencës urinare është rreth 30% te femrat me moshë 30-60 vjeç, ku gjysma e rasteve vijnë si pasojë e inkontinencës vaginale (15%). FemiLift është një trajtim i sigurt dhe efikas që i lejon vajzat dhe gratë të shijojnë një jetë më të rehatshme, në mënyrë të menjëhershme, pa dhimbje dhe pa kohë rikuperimi. Inkontinenca urinare përbëhet nga humbje të vogla të pavullnetshme të urinës si përgjigje ndaj presionit intraabdominal. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga humbja e mbështetjes suburetrale, zakonisht si pasojë e dëmtimit të strukturës së dyshemesë pelvike. Pacientet tregojnë për disa humbje urine gjatë aktiviteteve që shkaktojnë rritje të presionit intraabdominal si kollitja, teshtitja, ngritja e peshave dhe aktiviteti fizik. San Luca, nërpërmjet tekonologjisë së patentuar FemiLift, vë në dispozicion teknologji ultra të forta për të arritur një efekt termik të thellë në inde duke stimuluar elastinën dhe kolagjenin për të rimodeluar indin. Avantazhi i kësaj teknologjie është arritja deri në shtresat më të thella të indit duke kryer një ristrukturim intensiv. Trajtohet e gjithë zona e preuretrës, duke rritur spesorin e pareteve vaginale dhe duke ofruar një mbështetje më të mirë të uretrës në zonën e poshtme. Rezultati përkthehet në reduktim domethënës të simptomave të inkontinencës urinare, kontroll i urinimit dhe kontinencë afatgjatë.

  • Sindroma urogenitale e menopauzës

    GSM (Genito-Urinary Syndrome of Menopause) po kthehet në një shqetësim gjithmonë e më të madh te gratë e gjithë botës. Shoqata Amerikane e Menopauzës parashikon që në vitin 2025 numri i grave në postmenopauzë do të shkojë në 1.1 bilion, ku më shumë se gjysma do të kenë simptoma vulvovaginale që të do të ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre, qoftë emocionale ashtu edhe në atë seksuale. Ndryshimi hormonal që shoqëron menopauzën mund të shkaktojë rënie të tonifikimit të indit vaginal duke shkaktuar ndjeshmëri, thatësi, ulje të elasticiftetit dhe inflamacion. FemiLift rinon paretet vaginale, përmirëson lubrifikimin natyral dhe rivendos tonusin. Trajtimi redukton simptomat e pakëndshme si pruriti (kruarje), djegje dhe ndihmon në funksionalitetin seksual.

  • Thatësi Vaginale, Atrofi Vulvovaginale dhe Infeksione të Përsëritura

    Thatësia vaginale dhe infeksionet e përsëritura trajtohen me FemiLift nëpërmjet ripërtëritjes së indeve vulvovaginale, duke përmirësuar lubrifikimin vaginal dhe normalizuar pH vaginal dhe florën bakteriale. Metoda FemiLift përdor teknologjinë laser për të rritur përgjigjen imunologjike lokale dhe ndihmon në eliminimin e infeksioneve vaginale të përsëritura. FemiLift tonifikon dhe rindërton kolagjenin e pareteve vaginale, duke rritur ndjeshmërinë e receptorëve vaginalë si edhe duke tonifikuar indet ekzistuese. Kështu, rritet elasticiteti vaginal dhe përmirësohet kënaqësia seksuale.

  • Trajtimi Transepidermik

    Laseri i fraksionuar, radiofrekuenca dhe ultratingujt janë trajtime të patentuara që arrijnë rezultate shumë të rëndësishme. Kombinimi i këtyre teknologjive me aplikimin e ingredientëve aktivë të personalizuar veprojnë në thellësi dhe japin rezultate domethënëse dhe konstante në kohë. Teknologjia me ultratinguj Alma Laser shtyn principet aktive përtej barrierës kutane aty ku përthithen më mirë nga indet duke sjellë rezultate të dukshme menjëherë.

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit mëposht