Gold Treatment 24K nga klinika San Luca është një trajtim bukurie që rinon dhe i jep ndriçim portretit tuaj me rezultate të menjëhershme. Serumet që përdoren përgjatë seancës kanë rezultate të larta principesh aktive si për shembull acid hialuronik (100%), vitaminë C (12%), sintetizues kolagjeni dhe faktorë rritjeje. Pas trajtimit në thellësi me serume, vendoset mbi lëkurë maska Pure Gold 24K me fletë ari, e cila jep rezultate të menjëhershme me zero kohë rikuperimi. Trajtimi Gold Treatment 24h zgjat përreth 30 minuta dhe është i përsosur për evente të rëndësishme apo thjesht për tu ndjerë me lëkurë më të shëndetshme dhe me dritë në jetën tënde të përditshme.

Gold Treatment 24K ka efekt antioksidant që zgjat në kohë.

Ky trajtim:

 

    • Nxit ripërtëritjen qelizore
    • Përmirëson elasticitetin e lëkurës
    • Redukton rrudhat
    • Stimulon fibrat e reja të kolagjenit
    • I jep shkëlqim të menjëhershëm lëkurës
    • Redukton poret e dilatuara

       

Rezervo takimin tënd