Laseri joablativ është një trajtim revolucionar i sigurt dhe joinvaziv. ⁣Ai është dizenjuar specifikisht për të trajtuar lëkurën që ka humbur tonicitetin, si edhe për të përmirësuar teksturën dhe pamjen e saj. Trajtimi është pa dhimbje dhe përdor teknologjinë e fundit laser për të ngrohur shtresat e thella të lëkurës deri në një nivel të caktuar. ⁣Kjo ngrohtësi e kontrolluar përmirëson mikroqarkullimin dhe nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës për të tërhequr lëkurën, si edhe për t’i dhënë një ngjyrë më të shëndetshme. ⁣Procedura është shumë e shpejtë, afërsisht 20 minuta, dhe pa kohë rikuperimi. I përshtatshëm për këdo. ⁣

Zakonisht rekomandohet një cikël me 4 seanca, megjithatë, mjekët tanë bëjnë vlerësimin se cili është numri e saktë i seancave për të cilat ju keni nevojë për të arritur rezultatet më të mira bazuar në rastin tuaj individual.

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit mëposht