
Pse kam thatësi vaginale?
Ka dy elementë që kontribuojnë në pasjen e një shëndeti të mirë vaginal: flora dhe mukoza. Në kushte normale, muri vaginal prodhon një lubrifikant natyral (mukus) që lejon në mbajtjen e zonës të hidratuar. Njëkohësisht, merr pjesë në shëndetin vaginal edhe gjendja e mirë e florës bakteriale. Thatësia vaginale vjen për shkak të uljes së fluksit vaginal dhe hidratimit të keq. Në disa raste, mund të jetë simptoma e parë e atrofisë vaginale.
Thatësia vaginale mund të shkaktojë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale ose djegie gjatë urinimit. Simptoma të tjera që ndeshen shpesh janë irritimi, ndjesia e rëndesës, dhimbje dhe djegie ose kruarje.
Pse kam thatësi vaginale?
Faktorët që mund të shkaktojnë thatësi vagnale janë të shumëllojshëm, që nga kontraceptivët, mjekimet homornale, stresi, infeksionet dhe deri te menopauza.
Normalisht, muret e vaginës qëndrojnë të lubrifikuara me një shtresë të hollë lëngu të pastër. Hormoni estrogjen ndihmon në mbajtjen e atij lëngu dhe e mban rreshtimin e vaginës të shëndetshme, të trashë dhe elastike.
Një rënie në nivelet e estrogjenit redukton sasinë e lagështisë në dispozicion. Mund të ndodhë në çdo moshë nga një sërë shkaqesh të ndryshme.
Mund të duket si një acarim i vogël. Por mungesa e lagështisë vaginale mund të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj seksuale. Për fat të mirë, disa trajtime janë në dispozicion për të lehtësuar thatësinë vaginale.
Cilat janë opsionet e trajtimit?
Gjithmonë konsultohu me mjekun në rast se vuani nga thatësia vaginale. Opsionet e trajtimit me medikamente lokale apo orale dhe/ose terapitë me laser.
Për më shumë info kontaktoni këtu.