Rikuperimi i lëkurës pas verës: trajtime të aprovuara nga mjeku për të trajtuar dëmtimin nga dielli

Në përfundim të verës shohim rezultatet e dëmtimit nga ekspozimi në rrezet UV, qoftë njolla nga dielli, quka, melasma apo plakje e parakohshme. Çdo verë ka historinë e saj, dhe kjo histori gdhendet në lëkurën tonë. Rezultati? Pas disa vitesh dëmtimi nga dielli, e shohim veten me pasojat: pigmentimet. Kontrollet e nishaneve dhe përdorimi i kremit mbrojtës parandalojnë kancerin e lëkurës, por shpesh nuk mjaftojnë për të kthyer mbrapsht dëmtimin e diellit në dermë. Më poshtë po listojmë një sërë procedurash të rekomanduara nga mjeku për trajtimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli.

1.Laser Q-switched NdYag i fraksionuar

Laseri Q-switched NdYag i fraksionuar shënjestron melaninën dhe është një alternativë e shkëlqyer për të arritur lëkurë me pigmentim homogjen, sidomos në rastin e njollave të reja dhe në njollat hormonale. Trajtimi kërkon disa seanca, që mund të shkojnë nga 1 në 6, sipas shkallës së dëmit të lëkurës dhe moshës së pacientit. Pas seancës mund të riktheheni menjëherë në aktivitetin tuaj të përditshëm. Ka rezultate të prekshme që pas seancës së parë dhe nuk kërkon një “fshehje” nga dielli, mjafton mbrojtja periodike dhe e kujdesshme me krem me SPF të lartë.

2.IPL e avancuar – DyeVL

Ky trajtim ka energji të lartë dhe shënjestron njëkohësisht melaninën e njollave kafe si edhe hemoglobinën e kapilarëve. Pas plazhit ndodh të shohim kapilarë, sidomos në zonat që janë ekspozuar më tepër në diell. Trajtimi me DyeVL redukton skuqjen duke mbyllur kapilarët, me një kohë të shkurtër rikuperimi.
Numri i seancave varion nga lloji i dëmtimit, shkalla dhe mosha e pacientit. Mund të riktheheni në jetën e përditshme menjëherë pas seancës, megjithëse njollat kafe do të jenë lehtësisht më të errëta gjatë 2-3 ditëve të para. Është një alternativë e mirë edhe për njollat nga dielli në dekolte dhe shpinë.

3.Laser KTP

Është një alternativë e shkëlqyer për njollat e izoluara nga dielli, me buzë ovale dhe të vjetra. Zakonisht vendi i trajtuar formon një kore të lehtë, e cila bie pas 3-5 ditësh dhe nxjerr në pah lëkurën pa pigment. Koha e rikuperimit është e shkurtër dhe shpesh nuk ndikon në veprimtaritë e jetës së përditshme, ndërkohë që numri i seancave është në varësi të intensitetit të pigmentit.

4.Laseri Pixel CO2

Laseri CO2 përdor një teknologji që evaporon molekulat e ujit në inde dhe nxit rigjenerimin e tyre. Koha e rikuperimit është mesatarisht 5 ditë, prandaj është një trajtim që rekomandohet më tepër në kohën kur forca e diellit bie (nga shtatori dhe në vijim). Përveç pigmentimeve, ky trajtim tendos lëkurën dhe trajton edhe cikatrice që mund të kenë mbetur pasojë e akneve të vjetra.
Përmirësimi i njëkohshëm i tonalitetit të lëkurës, teksturës dhe tendosjes së rrudhave e kthen në një alterntivë ideale për moshat mbi 35 vjeç.

Leave a reply