• VIZIONI YNË

    Punojmë çdo ditë për të pasur një përfshirje të detajuar të nevojave tuaja, në mënyrë që të mund të ndërtojmë planin e përkujdesjes që i përshtatet secilit prej pacientëve tanë. Ne ofrojmë shërbime mjekësore klinike dhe kirurgjikale nga mjekët specialistë më të kualifikuar në vend.

  • VLERAT TONA

    Te klinika ”San Luca”, ne krijojmë një përvojë përkujdesjeje shëndetësore që jep rezultatet më të mira të mundshme në përmirësimin e shëndetit tuaj. Qëllimi ynë është të ofrojmë një shërbim cilësor që është i disponueshëm në çdo moment që do të keni nevojë dhe që përshtatet me nevojat tuaja individuale.

  • GUXIM PËR TË PROVUAR

    Ne guxojmë të materializojmë idetë, të bëjmë realitet të pamundurën, sepse kjo gjendet në ADN-në e San Luca. Asgjë nuk ka më shumë rëndësi për ne se sa t’iu vëmë në dispozicion teknikat më të mira për të arritur rezultate të kënaqshme në gjendjen shëndetësore dhe në cilësinë e jetës.

  • REZULTATET MË TË MIRA

    Gjithçka që ne bëjmë dizenjohet në mënyrë bashkëpunuese gjatë gjithë procesit të përkujdesjes mjekësore. Ne, mjekët, teknikët dhe ekipi i brendshëm, punojmë të gjithë së bashku për të ndihmuar pacientin. Kështu, ne kemi mundësi të arrijmë rezultatet shëndetësore të dëshiruara.

  • EMPATIA

    Përpara nisjes së çdo trajtimi, ne fillimisht kuptojmë nevojat, emocionet dhe shqetësimet tuaja, pasi secili pacient është i ndryshëm. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të rrisim mundësinë që ju të merrni përvojën më të mirë, e cila do të sjellë dhe rezultate në shëndet dhe në cilësinë e jetës.

  • PËRKUJDESI MJEKËSOR

    Klinika ”San Luca” beson se vëmendja kryesore duhet të përqendrohet tek individi dhe nevojat e tij të veçanta dhe jo thjesht tek mënyra e trajtimit. Tek ne do gjeni një ekip të tërë profesionistësh në dispozicionin tuaj. Sjellim përkujdesjen e duhur mjekësore për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj.