Në klinikën ”San Luca”, ofrojmë gamën më të gjerë të trajtimeve me laser në rajon. Kombinimet për të reduktuar efektet e plakjes si edhe për parandalimin e saj përfshijnë disa trajtime të cilat kryhen njëkohësisht për të arritur rezultate maksimale.

Gjatë konsultës mjekësore, merret historiku dhe kryhet ekzaminimi i hollësishëm. Më pas, përcaktohet protokolli individual për të adresuar në mënyrë sa më efektive problematikat individuale.

Cilat janë këto kombinime?

Në klinikën ”San Luca”, përdorim platforma të avancuara laser si Harmony XL Pro Alma Lasers apo Pixel CO2 Alma Lasers. Gjatë konsultës me mjekun paraqitet një plan trajtimi dhe shpjegohen procedurat, përkujdesja pas trajtimit dhe koha e rikuperimit.

ClearLift, standardi i artë:

ClearLift është një laser Q-switched NdYag 1064 nm i fraksionuar i cili stimulon shtresën e dermës që të prodhojë proteina strukturore si kolagjeni, elastina, GAG apo acid hialuronik.

Ky trajtim ka aftësinë të tejkalojë shtresat e mësipërme të lëkurës (epiderma dhe membrana bazale) pa i dëmtuar, prandaj NUK ka dhimbje dhe NUK ka kohë rikuperimi. Rigjenerimi, zbehja e rrudhave, rritja e tonalitetit dhe e elasticitetit mund të vihen re që pas 3 javësh pas trajtimit.

ClearLift është një trajtim me seanca, e cila mund të kombinohet me terapi të tjera për të adresuar problematika të ndryshme, si kapilarët, njollat apo zonat delikate si ajo e syrit.

Ky trajtim është i përshtatshëm dhe për lëkura të ndjeshme.

Kombinimet

ClearLift mund të kombinohet me lasera të tjerë që adresojnë skuqjet, kapilarët, njollat postinflamatore, njollat nga dielli apo melasmën.

A dhemb dhe sa kohë rikuperimi kërkon?

Trajtimi me laserin ClearLift është pa dhimbje dhe pa kohë rikuperimi. Megjithatë, në rastin e kombinimeve me trajtime të tjera, mund të ketë raste që kërkohet kohë rikuperimi.

 

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit të mëposhtëm.