Laseri kirurgjikal është një revolucion i mjekësisë. I përdorur si në mikrokirurgjitë sipërfaqësore ashtu
edhe në kirurgjitë madhore, laseri kirurgjikal ka precizion të lartë, ndërkohë që pret edhe koagulon indet
dhe mundëson rikuperim më të shpejtë e rigjenerim më të mirë.

Kirurgjia me laser mund të aplikohet në heqjen e lipomave, cisteve subkutane, nishaneve dhe lezioneve
të lëkurës, ashtu si edhe në kirurgjitë plastike.

Kirurgjia me laser është alternativa më e mirë për zonat e ekspozuara ku kërkojmë që cikatricet të jenë
sa më të vogla dhe me sa më pak prekje të indeve të shëndosha përreth.

Rikuperimi i shpejtë, rigjenerimi i mirë dhe precizioni i lartë e kthejnë laserin kirurgjikal në një
mjet ideal për mikrokirurgjitë në zona të ekspozuara.

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit të mëposhtëm.