Teknologjia NIR tendos menjëherë lëkurën me rezultate shumë të dukshme që zgjasin deri në 2 vite. Pas vetëm 24 orësh, vihet re përmirësim i teksturës së lëkurës, rritje e lëmueshmërisë, tendosje dhe shkëlqim. Gjatë 2-3 muajve në vijim vërehen përmirësime graduale të teksturës, qëndrueshmërisë dhe njëtrajtshmërisë. Drita me energji të lartë në spektrin pranë rrezeve infra të kuqe arrin në shtresat e lëkurës për të ngrohur gradualisht indin subdermal. Terapia NIR bëhet me anë të LED-ëve dhe ka një shpërndarje të butë të energjisë duke mos dëmtuar indin. Indi ngrohet, por nuk shkatërrohet, duke nxitur riparimin qelizor dhe prodhimin e kolagjenit. Ndryshe nga trajtimet e tjera, shtresa sipërfaqësore e lëkurës nuk preket. Në disa raste, mund të ketë thjesht një skuqje që zhduket pak kohë pas përfundimit të trajtimit.

Teknologjia NIR arrin tendosje të lëkurës në mjekër, ball, qafë, mollëza dhe në rrudhat e pjesës anësore të syrit. Prodhimi i madh i kolagjenit shtrin linjat e holla dhe rrudhat në formë natyrale. Teknologjia me laser përdor procesin e riparimit të vetë trupit për të rinuar lëkurën. Kjo teknologji mund të përdoret edhe në pjesë të tjera të trupit për të reduktuar celulitin dhe lëkurën e varur. Ky trajtim mund të kombinohet me trajtime të tjera në varësi të nevojave individuale. Mund të rezervoni një konsultë me një nga mjekët tanë për më tepër informacion.

Konsulta e parë është pa pagesë.

Ju mirëpresim!

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit mëposht