Sot, biorevitalizuesit po përdoren gjithmonë e më tepër. Biorevitalizuesit kanë përmbajtje acidi
hialuronik të ngjashëm me atë të vetë lëkurës. Ky lloj trajtimi nuk krijon volum si ‘acidi hialuronik me
lidhje të kryqëzuar’ që përdoret për të ndryshuar formën e buzëve, mollëzave apo strukturave të tjera
anatomike të fytyrës.

Trajtimi bëhet me anë të një numri të reduktuar shpimesh nën anestezi lokale. Ky trajtim vepron me dy
faza. Në fazën e parë bën hidratimin e thellë, ndërsa në fazën e dytë nxit formimin e kolagjenit dhe të
elastinës.

Zakonisht trajtimi ndahet në 3 seanca, ku 2 të parat kanë distancë 1 mujore nga njëra-tjetra dhe e treta
kryhet pas 6 muajsh.

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit të mëposhtëm.