Blefaroplastika me laser është procedura që përdor laserin kirurgjikal për të eliminuar lëkurën e tepërt në qepallën e sipërme, të poshtme apo të dyja. Shpesh, pacientët kandidatë për këtë procedurë kanë prirje familjare.

Rezultatet e kirurgjisë janë afatgjata. E veçanta e kësaj ndërhyrje, ndryshe nga procedurat e tjera të kirurgjisë plastike, është se nuk modifikon tiparet e pacientit, por rifreskon zonën përreth syve.

Procedura e blefaroplastikës përfshin heqjen e lëkurës së tepërt dhe dhjamit nën të.

Blefaroplastika me laser vazhdon të jetë një kirurgji e mirëfilltë, por përdorimi i laserit kirurgjikal ka kohë më të shkurtër rikuperimi, probabilitet më të ulët për cikatrice dhe mundëson rikthimin në jetën sociale brenda 5 ditësh.

Procedura realizohet me anestezi lokale, pacienti mund të rikthehet në shtëpi brenda ditës dhe realizohet nga mjekë kirurgë plastikë rikonstruktiv.

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit të mëposhtëm.

We will contact you within one business day.