Trajtimi i cikatriceve kirurgjikale, traumatike apo nga djegia mund të kryhet me anë të risipërfaqëzimit me laser CO2 dhe kombinimit me terapi të tjera.
Qëllimi i terapisë është shkatërrimi i indit fibrotik dhe zëvendësimi i tij me lëkurë të shëndetshme. Llojet e cikatriceve janë nga më të shumëllojshmet dhe me origjinë të ndryshme.
Numri i seancave mesatare për trajtimin e cikatriceve është mesatarisht 4-5, me një kohë rikuperimi 10-12 ditë për zonat e trupit dhe disa ditë më pak për zonën e fytyrës.