Trajtimi i venave sipërfaqësore, në varësi të diametrit, kryhet me skleroterapi ose me anë të laseritLP:NdYAG.
Për venat me diametër mbi 2-3 mm, këshillohet kryerja e skleroterapisë, ndërsa për venat me diametër më të vogël, ka më tepër efektivitet kryerja e trajtimit me laser LP:NdYAG, laser i përshtatshëm për çdo lloj ngjyre lëkure.
Në rastin e laserit mund të jenë të nevojshme deri në 6 seanca për eliminimin e plotë të kapilarëve.
Trajtimi është relativisht pa dhimbje, me një ndjesi të vogël pickimi në momentin që shënjestrojmë vazën.