• Çfarë e bën Epilimin në klinikën ''San Luca'' kaq të veçantë?

    Pajisja jonë trajton me tre lasera njëkohësisht në një aplikator të vetëm. Këto lasera janë: Alexandrite, Diode dhe NdYag, Soprano Ice Platinum.

    Gjithashtu, ndryshe nga laserat e tjerë, seancat mund të vazhdojnë edhe gjatë stinës së verës po me të njëjtin efektivitet dhe siguri për pacientin. Trajtimi është pa dhimbje falë teknikës në lëvizje, si edhe është efektiv për të gjithë gamën e qimeve të pranishme në trup.

    I gjithë procesi mbikëqyret nga mjeku dermatolog dhe realizohet nga një staf mjekësor i trajnuar.

  • Sa seanca janë të nevojshme për rezultat të plotë?

    Për të arritur rezultate përfundimtare janë të nevojshme 6-8 seanca me distancë minimalisht 4-6 javë nga njëra-tjetra. Jeni të ftuar për një konsultë paraprake me një nga mjekët tanë për t’u njohur më nga pranë me procedurën dhe ofertat, si edhe për të realizuar një provë tërësisht pa pagesë dhe pa angazhim nga ana juaj.

  • “Epilimi laser është procedura e dytë estetike më e kërkuar në botë.”

    Në klinikën tonë mjekësore të ”San Luca”, Tiranë realizojmë epilim të përhershëm me një platformë laser (Soprano Ice Platinum, Alma Lazers Israel, 2019) që në shumicën e rasteve eliminon deri në 50% të qimeve në seancën e parë. Epilimi laser realizohet shpejt, në mënyrë efikase dhe pa dhimbje, si edhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe të qimeve. Për më tepër, kjo teknikë lejon epilim të sigurt gjatë stinës së verës në lëkura të nxira.

  • A dhemb epilimi laser?

    Jo. Laseri nuk shkakton dhimbje. Në disa raste mund të shoqërohet me ndonjë bezdisje të vogël që mund të përngjajë me ndjesinë e pickimit.

  • Sa kohë duhet të kalojë nga seanca në seancë?

    Për të ritrajtuar të njëjtën zonë duhet të kalojnë 4-6 javë.

  • Përse duhet zgjedhur epilim laser mjekësor?

    Diferenca kryesore është fuqia e lartë që kanë pajisjet laser mjekësore krahasuar me pajisjet estetike, prandaj edhe rezultatet janë më të shpejta, më afatgjata dhe më të sigurta. Për më tepër, konsulta me mjekun garanton që trajtimi po aplikohet në mënyrën e duhur dhe në funksion të nevojave të çdo pacienti. Në këtë formë, pa shtuar kostot e trajtimit, rezultatet do të jenë të garantuara.

    Me siguri ju njihni dikë që ka vite që kryen depilim me laser dhe vazhdon të ketë qime, kjo për shkak se tek ai pacient janë përdorur laser me fuqi të ulët.

  • A ka efekte anësore epilimi laser?

    Jo, nëse trajtimi realizohet me pajisjen e duhur dhe me mbikëqyrje mjekësore, epilimi laser nuk ka efekte anësore.

  • Çfarë nuk duhet të bëj pas seancës së epilimit laser?

    Pas aplikimit të trajtimit është e rëndësishme të shmanget djersitja e tepërt gjatë 24 orëve në vijim. Gjithashtu, rekomandohet të mos ekspozoheni në dielli të fortë deri 48 orë pas seancës.

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit të mëposhtëm.