Inkontinenca urinare është një situatë e shpeshtë dhe stresuese që prek një përqindje të lartë të femrave. Shoqata Amerikane e Urologjisë konsideron se incidenca e inkontinencës urinare është rreth 30% te femrat me moshë 30-60 vjeç, ku gjysma e rasteve vijnë si pasojë e inkontinencës vaginale (15%).
FemiLift është një trajtim i sigurt dhe efikas që i lejon vajzat dhe gratë të shijojnë një jetë më të rehatshme, në mënyrë të menjëhershme, pa dhimbje dhe pa kohë rikuperimi. Inkontinenca urinare përbëhet nga humbje të vogla të pavullnetshme të urinës si përgjigje ndaj presionit intraabdominal.
Kjo gjendje mund të shkaktohet nga humbja e mbështetjes suburetrale, zakonisht si pasojë e dëmtimit të strukturës së dyshemesë pelvike. Pacientet tregojnë për disa humbje urine gjatë aktiviteteve që shkaktojnë rritje të presionit intraabdominal si kollitja, teshtitja, ngritja e peshave dhe aktiviteti fizik.
Klinika ”San Luca”, nëpërmjet tekonologjisë së patentuar FemiLift, vë në dispozicion teknologji ultra të forta për të arritur një efekt termik të thellë në inde duke stimuluar elastinën dhe kolagjenin për të rimodeluar indin. Avantazhi i kësaj teknologjie është arritja deri në shtresat më të thella të indit duke kryer një ristrukturim intensiv. Trajtohet e gjithë zona e preuretrës, duke rritur spesorin e pareteve vaginale dhe duke ofruar një mbështetje më të mirë të uretrës në zonën e poshtme. Rezultati përkthehet në reduktim domethënës të simptomave të inkontinencës urinare, kontroll i urinimit dhe kontinencë afatgjatë.