Gold Treatment 24K nga klinika ”San Luca” është një trajtim bukurie që rinon dhe i jep ndriçim portretit tuaj me rezultate të menjëhershme. Serumet që përdoren gjatë seancës kanë nivele të larta principesh aktive si për shembull acid hialuronik (100%), vitaminë C (12%), sintetizues kolagjeni dhe faktorë rritjeje.

Pas trajtimit në thellësi me serume, vendoset mbi lëkurë maska Pure Gold 24K me fletë ari e cila jep rezultate të menjëhershme me zero kohë rikuperimi. Trajtimi Gold Treatment 24h zgjat përreth 30 minuta dhe është i përsosur kur keni përpara evente të rëndësishme apo thjesht për t’u ndjerë me mirë me veten tuaj dhe me një lëkurë më të shëndetshme.

Gold Treatment 24K ka efekt antioksidant që zgjat në kohë.

Ky trajtim:

  • Përmirëson elasticitetin e lëkurës
  • Redukton rrudhat
  • Stimulon fibrat e reja të kolagjenit
  • I jep shkëlqim të menjëhershëm lëkurës
  • Redukton poret e zmadhuara
  • Nxit ripërtëritjen qelizore

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit të mëposhtëm.