Trajtimi i njollave në lëkurë kryhet pas një konsulte të hollësishme me ekipin tonë mjekësor. Njollat apo hiperpigmentimet, mund të kenë origjinë të ndryshme dhe secila prej tyre kërkon një trajtim të veçantë.
Njollat nga dielli – Janë më të shpeshtat në popullatën mesdhetare pas të 30-ave.
Njollat hormonale – Melasma.
Njollat postinflamatore – Janë hiperpigmentimet që qëndrojnë pas shërimit të një infeksioni, inflamacioni apo traume.
Në varësi të njollës, trajtimi që kryhet mund të ketë kohë rikuperimi që shkon nga 2 deri në 7 ditë. Kjo është më e shpeshtë për njollat e shkaktuara nga dielli dhe ato postinflamatore.
Numri i seancave të nevojshme është në varësi të këtyre faktorëve: vjetërsia, thellësia, intensiteti i pigmentit dhe përgjigjja individuale ndaj shkatërrimit të pigmentit.