Në klinikën ”San Luca”, mikrokirurgjia dermatologjike kryhet me laser kirurgjikal i cili ka precizion të lartë, kohë të shkurtër rikuperimi dhe probabilitet të reduktuar për cikatrice. Sistemi ynë Pixel CO2 është një platformë laser shumë e fuqishme që ka saktësi të lartë dhe inovacion të pakrahasueshëm në fushën e mjekësisë estetike.

Ky sistem lejon kombinimin e prerjes dhe koagulimit në një konfigurim unik duke mundësuar arritjen e rezultateve ekselente në një kohë të shkurtër dhe me kohë rikuperimi të reduktuar. Prerja bëhet me anë të impulseve me fuqi të lartë që shkaktojnë ablacion të indit deri në junksionin dermo-epidermik.

Ndërsa koagulimi arrihet me anë të impulseve me energji të ulët që përçojnë nxehtësi nën junksionin dermo-epidermik duke shkaktuar tkurrje të vazave të gjakut.

Ne ofrojmë:

  • Trajtim të shpejtë
  • Të sigurt dhe efikas
  • Rezultate të menjëhershme dhe afatgjata
  • Pa efekte anësore

Cilat janë lezionet që mund të trajtojmë?

Të gjitha lezionet beninje mund të trajtohen me laser CO2, që nga nishanet, keratozat, akrokordonët dhe deri te cistet subkutane apo lipomat.

Sa kohë zgjat rikuperimi?

Për lezionet sipërfaqësore rikuperimi zgjat mesatarisht 10-14 ditë, ndërkohë që për lezionet e nënlëkurës (subkutane, rikuperimi merr rreth 3 javë.

Pse me laser dhe jo me bisturi?

Kirurgjia me laser, ndërkohë që pret, bën edhe koagulimin e indeve. Kjo shkurton kohën e rikuperimit dhe ndihmon në rigjenerim më të mirë.

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit të mëposhtëm.