Laseri joablativ është një trajtim revolucionar i sigurt dhe joinvaziv. Ai është dizenjuar specifikisht për të trajtuar lëkurën që ka humbur tonalitetin, si edhe për të përmirësuar teksturën dhe pamjen e saj. Trajtimi është pa dhimbje dhe përdor teknologjinë e fundit laser për të ngrohur shtresat e thella të lëkurës deri në një nivel të caktuar.

Kjo ngrohtësi e kontrolluar përmirëson mikroqarkullimin dhe nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës për të tërhequr lëkurën, si edhe për t’i dhënë një ngjyrë më të shëndetshme. Procedura është shumë e shpejtë, afërsisht 20 minuta, pa kohë rikuperimi dhe i përshtatshëm për këdo.

Zakonisht rekomandohet një cikël me 4 seanca, megjithatë, mjekët tanë do të bëjnë vlerësimin përfundimtar se cili është numri i saktë i seancave për të cilat ju keni nevojë për të arritur rezultatet më të mira bazuar në rastin tuaj individual.

0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit të mëposhtëm.