Teknologjia NIR tendos menjëherë lëkurën dhe ka rezultate shumë të dukshme që zgjasin deri në 2 vite. Pas vetëm 24 orësh vihet re përmirësimi i teksturës së lëkurës, rritje e lëmueshmërisë, tendosjes dhe shkëlqimit të saj. Gjatë 2-3 muajve në vijim vërehen përmirësime graduale të teksturës, qëndrueshmërisë dhe njëtrajtshmërisë.

Drita me energji të lartë në spektrin pranë rrezeve infra të kuqe depërton në shtresat e lëkurës për të ngrohur gradualisht indin subdermal. Terapia NIR bëhet me anë të LED-ëve dhe ka një shpërndarje të butë të energjisë duke mos e dëmtuar indin.

Indi ngrohet, por nuk shkatërrohet, duke nxitur riparimin qelizor dhe prodhimin e kolagjenit. Ndryshe nga trajtimet e tjera shtresa sipërfaqësore e lëkurës nuk preket. Në disa raste mund të ketë thjesht një skuqje që zhduket pak kohë pas përfundimit të trajtimit.

Teknologjia NIR arrin të realizojë tendosjen e lëkurës në mjekër, ballë, qafë, mollëza dhe në rrudhat e pjesës anësore të syrit. Prodhimi i madh i kolagjenit shtrin linjat e holla dhe rrudhat në formë natyrale. Teknologjia me laser përdor procesin e riparimit që ka vetë trupi për të rinuar lëkurën.

Kjo teknologji mund të përdoret edhe në pjesë të tjera të trupit për të reduktuar celulitin dhe lëkurën e varur. Ky trajtim mund të kombinohet me trajtime të tjera në varësi të nevojave individuale. Mund të rezervoni një konsultë me një nga mjekët tanë për më tepër informacion.

Konsulta e parë është pa pagesë.

Ju mirëpresim!

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit të mëposhtëm.