Strijat janë cikatrice që shfaqen pas ndryshimeve të mëdha në volum të trupit, zakonisht pas shtatzënisë ose luhatjeve në peshë. Trajtimi i tyre është i ngjashëm me atë të cikatriceve, pasi strijat janë ind fibrotik i formuar për të riparuar dëmtimin e lëkurës.
Trajtimi i strijave kryhet me anë të laserit CO2 të fraksionuar, i cili me anë të efektit termik nxit rigjenerimin, ndërkohë që efekti i tij ablativ shkatërron indin fibrotik. Pas seancës, lëkura kërkon 10-14 ditë rikuperimi, ditë gjatë të cilave formon një shtresë të hollë të korëzuar e cila bie dhe sjell daljen e lëkurës së re.
Për të parë rezultatet e trajtimit duhen të paktën 10-12 javë.
Ne ofrojmë:
- Rezultate që në seancën e parë
- Trajtim të mbështetur në studime klinike
- Kohë rikuperimi e shpejtë dhe komode