Trajtimi i cikatriceve nga djegiet, kirurgjitë apo pas traumave është një sfidë e cila, falë avancimit të teknologjisë, është lehtësuar dhe na jep rezultate përherë e më të mira.

Trajtimi i cikatriceve kryhet me anë të kombinimit të laserit CO2 të fraksionuar me metoda të tjera terapeutike dhe ka për qëllim shkatërrimin e indit fibrotik dhe nxitjen e zëvendësimit të tij me ind të shëndetshëm.

Efekti termik i laserit CO2 të fraksionuar nxit shtimin e proteinave strukturore në dermë, të cilat me kalimin e kohës, do të rigjenerojnë zonën e dëmtuar.

Numri i seancave të nevojshme për trajtimin e cikatriceve varion nga një rast në tjetrin, në varësi të shkallës së dëmtimit.

Koha e rikuperimit për cikatricet në trup zakonisht shkon 10-14 ditë.

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit të mëposhtëm.