Në klinikën ”San Luca”, përdorim metodën revolucionare të balonit gastrik të rregullueshëm. Kjo do të thotë që gjatë gjithë procesit ne mund të ndryshojmë volumin e balonit në varësi të nevojave të pacientit.

Procedura e balonit gastrik është një alternativë e mirë për të rënë nga pesha për personat që gëzojnë shëndet të tepërt. Procedura në vetvete është e lehtë për pacientin dhe nuk përdoret anestezi e përgjithshme. Me ndihmën e gastroskopit, ne fusim balonin e shfryrë në stomak.

Më pas, baloni mbushet me solucion për të fituar volum. Volumi i krijuar nga baloni do të krijojë ndjesinë e mbushjes apo ngopjes dhe “edukon” pacientin që të ushqehet shpesh dhe me sasi të reduktuara.

E veçanta tani është që baloni gastrik është i rregullueshëm. Kjo do të thotë që disa kohë pas vendosjes, nëse ritmi i rënies në peshë nuk është ai i parashikuari, mund të shtohet volumi i balonit gastik.  Njësoj edhe nga ana tjetër, nëse baloni krijon shqetësime tek një pacient, nuk ka nevojë të hiqet, por i zvogëlohet volumi.

Pas procedurës së vendosjes së balonit gastrik, pacienti mund të kthehet në shtëpi, pa qenë nevoja e qëndrimit në klinikë. Pra, është një procedurë e shpejtë dhe komode.

Gjatë ditëve të para ndodh përshtatja e stomakut me balonin gastrik. Faza e adaptimit kërkon që, fillimisht, pacienti të ushqehet vetëm me ushqime tërësisht të lëngshme. Më pas mund të kalohet në ushqime të bluara dhe më vonë, në ushqime me konsistencë të fortë.

Baloni gastrik mund të mbahet për 6 muaj ose më tepër dhe presim që gjatë kësaj kohë të ketë një rënie progresive në peshë. Gjatë gjithë kësaj periudhe, pacienti mbahet nën monitorim nga mjeku për peshën, shëndetin në përgjithësi, si edhe për regjimin ushqimor më të përshtatshëm për rastin e tij.

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit të mëposhtëm.

We will contact you within one business day.