Gjinekologjia përfaqëson specialitetin mjekësor qe i përkushtohet shëndetit të gruas. Ky shërbim përfshin konsultën mjekësore me mjekun gjinekolog, ashtu si edhe një gamë të gjerë ekzaminimesh të nevojshme për vendosjen e diagnozës dhe ndjekjen e sëmundjeve të sistemit riprodhues femëror.
Ekografia gjinekologjike përbën një ekzaminim parësor dhe me efikasitet të lartë për diagnostikimin dhe ndjekjen e sëmundjeve gjinekologjike. Gjatë këtij ekzaminimi, gjinekologu mund të kombinojë sondën transvaginale me sondën abdominale për të marrë rezultate më të sakta.
PAP test (testi Papanicolau) është një metodë ekzaminuese e cila përdoret për të zbuluar zhvillmin e proceseve prekanceroze dhe kanceroze të qafës së mitrës. Testi realizohet duke mbledhur qeliza në zonën e hapjes së qafës së mitrës dhe ekzaminimin e tyre me mikroskop.
- Konsulta Gjinekologjike
- Ekografi Gjinekologjike
- Analiza Hormonale
- Sindroma e Ovarit Polikistik
- Çrregullime Hormonale
- Trajtim për Sindromën Urogenitale të Menopauzës
- Rehabilitimi pas Lindjes
- Inkontinenca Urinare
- Thatësi Vaginale, Atrofi Vulvovaginale dhe Infeksione të përsëritura