Dermatoskopia osę kontrolli i nishaneve është ekzaminimi dhe vlerësimi i nishaneve për të parë mënyrën se si shpërndahet pigmenti i melaninës dhe për të përcaktuar nëse ka modifikime të cilat mund të jenë të dyshimta apo alarmuese.

Ekzaminimi i dermatoskopisë është i thjeshtë, zgjat pak minuta, nuk ka dhimbje dhe ka për synim të kontrollojë nishanet në trupin tuaj.

Rekomandohet që ky ekzaminim të kryhet çdo vit, kur shohim ndryshime në një nishan (asimetri, ndryshim në pigment, gjakosje apo kruarje) apo kur duam të heqim një nishan për arsye estetike.

Dermatoskopia është një ekzaminim i cili kryhet nga mjekë të specializuar të cilët mund të vlerësojnë nishanet dhe lezionet e pigmentuara, të kryejnë trajtimet e mëtejshme nëse janë të nevojshme dhe të bëjnë krahasimin e ecurisë me anë të ekzaminimeve në vijim.

Telefono në 0694488000

ose rezervo takimin tënd nëpërmjet formularit të mëposhtëm.