Mikrokirurgjia në klinikën tonë kryhet me anë të laserit dhe jo me metodën klasike me bisturi. Përdorimi i laserit në mikrokirurgji ka hapur një faqe të re në fushën e përparimeve mjekësore. Precizioni, ulja e kohës së rikuperimit dhe përftimi i rezultateve më të mira e bëjnë laserin një zgjedhje optimale.
Avantazhet e laserit janë:
- Teknikë më precize
- Më e shpejtë
- Kohë rikuperimi më e shkurtër
- Cikatrice më diskrete
Me anë të kësaj teknike mund të kryhet eliminimi i tumoreve beninje të sipërfaqes së lëkurës, si papilomat, si edhe eliminimi i tumoreve beninje të nënlëkurës.