Obstetrika është specialiteti mjekësor që përqendrohet në ndjekjen e shtatzënisë, lindjen e fëmijës, periudhën e paslindjes, si edhe përkujdesjen për shëndetin e nënës gjatë gjithë kësaj periudhe. Me anë të ekografisë obstetrike përftohen imazhe në kohë reale të zhvillimit të fetusit. Ky ekzaminim jep të dhëna mbi javën dhe ecurinë e shtatzënisë, shëndetin e fetusit dhe të nënës si dhe zhvillimin morfologjik të tij sipas protokollit të këshilluar nga mjeku obstetër.
Ekografia obstetrike në tri dimensione (3D) siguron të dhëna dhe detaje më specifike për përjashtimin e keqformimeve të mundshme. Gjithashtu, me anë të rikonstruksionit të imazheve, ky modalitet i mundëson prindërve të rinj të vizualizojnë portretin e fetusit.
Ndërkohë, ekografia obstetrike 4D mundëson vizualizimin e tre dimensioneve të fetusit, si edhe lëvizjen e tij në kohë reale.Nëse mendoni se ne nuk mund ta tejkalojmë teknologjinë e ekzaminimit 4D gaboheni. Koncepti i ekografisë 4D ka marrë një kthesë të re duke i hapur rrugën teknologjisë HD Live e cila ka përmirësuar dukshëm cilësinë e imazhit. E gjithë kjo na ka dhënë një pamje më reale të portretit të bebit.
Në klinikën San Luca kërkojmë të jemi gjithmonë një hap para duke treguar edhe një herë se ekografia është një mjet që duhet të jetë në shërbim të shëndetit të pacientëve dhe në duar të profesionistëve mjekësorë të kualifikuar.
Në fushën e obstetrikës ne ofrojmë shërbimet si në vijim:
- Ndjekje Shtatzënie
- Analiza Gjenetike
- Teste të Ndryshme
- Ekografi 4D HD Live