
Shtatë arsye pse të konsultoheni me urologun
Gjak në urinë
Urina me gjak zakonisht është e pranishme në rastet me probleme të rëndësishme urologjike. Nuk duhet injoruar, pasi në disa raste mund të jetë shenjë për sëmundje neoplazike. Gjaku mund të jetë i dukshëm (hematuria makroskopike) ose mikroskopik.
Masë testikulare ose dhimbje persistente
Masat testikulare duhet të ekzaminohen nga urologu. Në rastet kur dhimbja testikulare është e pranishme për më tepër se dy javë, rekomandohet një ekzaminim i detajuar. Fatmirësisht, tumoret testikulare, nëse kapen herët, janë nga llojet e sëmundjeve malinje që përgjigjen më mirë ndaj trajtimit.
Inkontinenca urinare
Inkontinenca urinare ose rrjedhja e urinës mund të afektojë shumë cilësinë e jetës. Fatmirësisht, ka shumë alternative trajtimesh, qoftë me mjekim, ndërhyrje joinvazive apo kirurgji.
Anomali të veshkave të zbuluara gjatë ekzaminimit imazherik
Në rast se janë të pranishme anomaly në veshka, është e domosdoshme konsulta me një mjek urolog pasi mund të jemi përpara një shenje tumori.
Rritje e nivelit të PSA-së
Gjendra e prostatës prodhon antigjenin specifik të prostatës (PSA). Në rast se nivelet e PSA-së janë të larta, kjo mund të jetë indikator për sëmundje të prostatës ku përfshihen edhe ato malinje.
Urinim i dhimbshëm
Dhimbja gjatë urinimit ndeshet në shumë problematika urologjike. Edhe kur gjaku nuk është i pranishëm, shpesh dhimbja është shenjë infeksioni.
Infertiliteti mashkullor
Mjeku urolog mund të kryejë një kontroll gjithëpërfshirës për të zbuluar arsyen e infertilitetit.
Leave a reply