
Cilat janë tendencat në mjekësinë
estetike për vitin 2023?
Në mjekësinë estetike të gjithë kemi qenë dëshmitarë të një rritje të konsiderueshme të kërkesës për shërbime dhe produkte estetike më efektive. Kuptohet se ka pasur një interes në rritje për opsionet më pak invazive, procedurat që ofrojnë rezultate më natyrale dhe zgjedhje më të përballueshme. Në klinikën tonë gjithashtu kemi vërejtur dhe vlerësojmë veçanërisht një ndërgjegjësim të shtuar nga pacientët e të gjitha moshave për ndikimin pozitiv dhe gjithëpërfshirës të një pamjeje të shëndetshme dhe rinore në mirëqenien e përgjithshme dhe cilësinë e jetës.
Me interesin në rritje të vazhdueshme për mjekësinë estetike, menduam se do të ishte e dobishme të rishikonim disa nga tendencat kryesore dhe interesat e pacientëve në klinikën San Luca.
- Përdorimi i laserit kirurgjikal në kirurgjinë e qepallave
Gjatë këtij viti laseri kirurgjikal do zevëndësojë akoma më tepër bisturinë në kirurgji, sidomos në ato ndërhyrje në vende të dukshme si fytyra, ku nuk preferohet të ketë cikatrice. Përdorimi i laserit kirurgjikal ul kohën e rikuperimit dhe ndërlikimet. Për më tepër, gjatë kirurgjisë me laser mund të bëjmë kombinime të disa trajtimeve njëkohësisht, duke trajtuar dhe risipërfaqëzuar edhe lëkurën në zonën përreth. - Injeksioni i fillerave nën udhëzimin e ekografisë
Kjo është një metodë pionere në botë e cila përdor ekografinë kur bëjmë infiltrime me toksinë botulinike apo filler, duke sjellë më shumë siguri dhe precizion gjatë trajtimit. Kjo metodë na lejon të identifikojmë strukturat muskulare dhe vaskulare në momentin që kryhet injeksioni. - Trajtimet gjithëpërfshirëse
Kombinimi është më mirë se sa kryerja e një trajtimi të vetëm. Kombinimi i laserit CO2 me toksinë botulinike dhe/ose me filler përmirëson qoftë lëkurën por edhe zëvendëson volumet e humbura të kockës dhe indit dhjamor, duke e bërë trajtimin më të plotë.
Për më shumë informacion kontaktoni me stafin tonë duke klikuar këtu.