Tetë sëmundjet seksualisht të transmetueshme më të shpeshta (dhe simptomat e tyre)

Klamidia

Ndër simptomat më të shpeshta: shtim i fluksit, gjakosje anormale dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Gonorrea

Djegie gjatë urinimit, fluks vaginal në të verdhë dhe irritim i anusit.

Sifiliz

Simptomat përngjajnë me temperaturën e gripit, prandaj shpesh janë të vështira për t’u identifikuar.

Herpes genital

Ulcera të dhimbshme përreth vaginës shumë kohë më pas infektimit.

HIV/AIDS

Infekton qelizat e sistemit imunitar, duke bërë që trupi të jetë i paaftë të mbrohet nga infeksionet. Simptomat nuk janë të menjëhershme.

Trikomoniaza

Simptomat janë: sekrecione të bardhe ose me aromë të keq, kruarje ose djegie vaginale dhe shqetësime në fundin e barkut. Gati gjysma e grave nuk paraqesin simptoma.

Kondiloma (HPV)

Mund të arrijë të shkaktojë kancer të qafës së mitrës, por simptomat më të shpeshta janë krijimi i kondilomave dhe shqetësime genitale.

Kandida

Inflamacion vaginal dhe shtim i sekrecioneve me ngjyrë të bardhë.

Leave a reply