Cilat janë kandidatet ideale për trajtimin vaginal me laser?

Rinimi vaginal mund të tingëllojë si një togfjalësh i çuditshëm. Trajtimi vaginal me laser kanë për qëllim të stimulojnë kolagjenin dhe të shtojnë lubrifikimin me anë të seancave të shkurtra dhe pa dhimbje (po!). Kjo na bën që jeta e përditshme të jetë më komode, në përmirësim të funksionit seksual dhe të aspektit estetik. Arsyet të cilat mund të shkaktojnë tharje apo dhimbje në indin vaginal janë të shumta, qoftë ndryshimet hormonale apo trajtimet pelvike për sëmundje të tjera.


Gratë që kanë tharje, marrëdhënie të dhimbshme, probleme në kontrollin urinar apo ulje të lubrifikimit mund të përfitojnë shumë nga trajtimi intravaginal me laser.
Gjithashtu, paciente të tjera kandidate për procedurën janë ato që i janë nënshtruar kimioterapisë apo radioterapisë pelvike.

Përpara kryerjes së procedurës, kryhet një kontroll gjinekologjik i plotë për të përjashtuar shkaqe të tjera.

Si vepron trajtimi vaginal me laser?


Laseri CO2 krijon mikrodëmtime të kontrolluara të cilat, gjatë shërimit, stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe proteinave të tjera duke rezultuar në trashje të Indit vaginal, rritje të lubrifikimit dhe elasticitetit.

Përdorimi i këtyre energjive në mënyrë sistematike gjatë disa seancave ka treguar se stimulon trashjen e indit vaginal, rrit lubrifikimin dhe stimulon rritjen e enëve të gjakut. Me pak fjalë, “rinovoni vaginën” në gjendjen para menopauzës. Përtëritja vaginale me lazer tolerohet shumë mirë.


Kur shihen rezultatet?


Trajtimi konsiston në tri seanca me distancë 4 javore nga njëra-tjetra. Në shumicën e rasteve, ndryshimi fillon e shihet disa javë pas seancës së parë.

Seancat janë pa dhimbje, me një bezdisje të lehtë dhe të durueshme. Rikthimi në rutinën e përditshme mund të kryhet menjëherë pas trajtimit.

Për më shumë info kontaktoni këtu.




Leave a reply