
Trajtimi i kondilomave ose lythave gjenitale
Lythat ose kondilomat gjenitalë
Kondilomat ose lythat gjenitalë shkaktohen nga HPV (human papilloma virus), i cili merret me anë të kontaktit seksual. Virusi mund të qëndrojë i përgjumur për shumë vite dhe më pas, për shkak të stresit apo traumës lokale (si për shembull depilimit), mund të shkaktojë formacione mishtore në penis, vaginë, rrëzën e kofshës, zonën pubike ose në anus. Shpesh është e vështirë të përcaktohet momenti i infektimit. Por mos u shqetëso, trajtimi i kondilomave genitale mund të kryhen edhe brenda ditës.
Për të qenë më të qetë, gjithmonë kërkoni opinionin e një eksperti. Trajtimet mund të kryhen edhe brenda ditës.


Trajtim brenda ditës i lythave gjenitale
Në klinikën ‘’San Luca’’ ofrojmë trajtim t kondilomave genitale brenda të njëjtës ditë për të mundësuar lehtësi maksimale.
Për klinikën tonë është e rëndësishme privatësia dhe arritja e rezultateve pa dhimbje, pa shenja dhe me kohë të shpejtë rikuperimi. Për këtë përdorim trajtimet me laser CO2 kirurgjikal, me efektivitetin më të lartë të trajtimit krahasuar me opsionet e tjera të trajtimit.
Mjekët tanë janë të kualifikuar dhe të trajnuar për trajtimet në fushën e shëndetit seksual dhe ofrojnë një shërbim profesional, të sigurtë dhe diskret që mundëson rezultate optimale dhe të shpejta.
Për më shumë info për një trajtim të kondilomave genitale kontaktoni këtu.

