Varicet – 

5 mite për të cilat duhet të jesh në dijeni

“Varicet janë tipike të të moshuarve dhe shenjë e plakjes”

Është e vërtetë që varicet përkeqësohen me kalimin e viteve nëse nuk trajtohen, por mund të shfaqen që në moshë shumë të hershme, për shembull, me ndryshimet e para hormonale te vajzat. Kjo është akoma më e vërtetë për pacientët me antecedentë familjarë për varice, ku gjenetika ka një rol thelbësor.

“Më shqetëson vetëm ana estetike e variceve”

Edhe te individët me alterime estetike sipërfaqësore mund të ketë një shkak shëndetësor më të rëndësishëm. Të gjithë pacientët, edhe ata që thjesht kanë si shqetësim “merimangat vaskulare” ose telangiektazitë, duhet të vlerësohen nga mjeku.

“Janë një problem ekskluziv i grave”

Pavarësisht se janë më të shpeshta te gratë, gjithmonë e më tepër meshkuj paraqiten me tipe të ndryshme varicesh. Është e rëndësishme që meshkujt të diagnostikohen herët pa arritur në faza më të avancuara.

“Nuk mund të bëj asgjë për t’i frenuar”

Mund të frenojmë progresin e variceve me një stil jetese të shëndetshme, aktivitet sportiv të vazhdueshëm, regjim ushqimor të ekuilibruar dhe kontroll të peshës. Përdorimi i çorapeve te pacientët që qëndrojnë shumë në pozicionin në këmbë frenon përparimin e variceve.

“Kirurgjia është opsioni i vetëm dhe rikuperimi është i vështirë“

Sot ekzistojnë trajtime minimalisht invazive që kanë si avantazh rikuperimin e shpejtë, pa përdorur çorape dhe mund të realizohen në çdo kohë të vitit.

Leave a reply